Lajme

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Sportit dhe Mjedisit

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 05 June 2018

Me rast të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Sportit dhe Mjedisit, Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të vazhdojë traditën duke mbajtur aktivitetete të ndryshme.

Aktivitetet që do të mbahen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00. Me këtë rast, do të zhvillohen lojëra sportive si: futboll, loja X-O (aktivitet për zhvillim mendor), komkacel, kërcim me thasë, hedhja e diskut etj.

Edhe këtë herë do të bëhet pastrimi i sheshit kryesor, si dhe mbjellja e Pemës së dytë Olimpike. Pjesëmarrës janë fëmijët e Shkollave Fillore “Naim Frashëri, Gjergj Fishta”, “Shkolla e Gjelbërt” etj. Nuk do të mungojnë edhe aktivitetet argëtuese për fëmijët.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera