Lajme

Shënohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 14 April 2022

Propozuar një vit më parë nga presidentja Osmani, sot në Kosovë shënohet Dita e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo datë përkon me ditën e rrëmbimit të Vasfije Krasniqit nga serbët.

Më 14 prill të vitit 1999, Vasfije Krasniqi u rrëmbye me forcë dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe.

Llogaritet që në tërë vendin janë edhe 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale.

-Advertisement-

Presidentja, Vjosa Osmani, në orën 10:30 në oborrin e Kuvendit të Kosovës, së bashku me përfaqësueset e organizatave, të cilat përfaqësojnë interesin e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjate luftës në Kosovë, do ta hapë ekspozitën e cila organizohet nga ajo për të ilustruar shpresat dhe nevojat e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës në Kosovë, ku edhe do të ketë deklarim për media.

14 prilli, Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, shënohet nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera