Shenjat që jep mëlçia kur niveli i toksinave në trup është shumë i lartë
Autori: Gazeta inFokus
07:22 | 14 November 2021
Mëlçia është përgjegjëse për eliminimin e toksinave nga organizmi, ndaj mund ta imagjinoni mjaft mirë rëndësinë e saj për mirëqenien tonë. Mirëmbajtja e këtij organi është e domosdoshme nëse dëshironi të keni një jetë të shëndetshme e të gjatë. Nëse mëlçia ngarkohet shumë nga toksinat në trup, ajo do të nxisë akumulimin e depozitave dhjamore në zonën abdominale.
Mëlçia zakonisht rrezikohet nga dy probleme madhore: dhjamosja e mëlçisë si pasojë e alkolit dhe si pasojë e niveleve të larta të kolesterolit. Në momentin kur mëlçia është tepër e ngarkuar atëherë do të vëreni simptomat e mëposhtme:
Alergji
Nëse mëlçia është e sëmurë, ajo do të reshtë së prodhuari histaminë e cila në rrethana normale është e dobishme për imunitetin. Megjithatë, kjo substancë është transmetues i disa alergjive. Për pasojë, dhimbjet e kokës, kruarjet e simptoma të tjera të alergjive do të jenë më të shpeshta.
Lodhja Kronike
Toksinat janë përgjegjëse për lodhjen kronike dhe drobitjen e muskujve. Nëse këto vazhdojnë, mund të nxisin depresionin dhe luhatjet e shpeshta të humorit.
Shtim i Beftë Në Peshë
Nëse mëlçia nuk arrin të nxjerrë nga trupi toksinat e pafiltuara, ato do të akumulohen si depozita të mëdha dhjamore dhe do të përballeni me një shtim të beftë në peshë.
Djersitja
Kur mëlçia ngadalëson funksionet e saj, temperatura e brendshme e trupit do të jetë më e lartë. Kësisoj do të djersini më shumë.
Era e Keqe e Gojës
Era e keqe e gojës, pavarësisht higjenës së ndjekur sinjalizon problemet me mëlçinë, ndaj mos e injoroni.
Aknet
Reagimet që prodhohen në trup pas problemeve me mëlçinë kanë një efekt domino. Problemet me mëlçinë shkaktojnë luhatje të vazhdueshme humori dhe rrjedhimisht nxisin praninë e akneve në fytyrë.
Si Të Pastroni Mëlçinë Natyralisht Me Lëngun e Panxharit
Për përgatitjen e këtij lëngu ju nevojiten:
3 karrota të lara e të qëruara,
1 panxhar i qëruar,
2 mollë të kuqe të lara dhe të prera,
6 gjethe kale,
Një copë e vogël xhenxhefili,
Gjysmë limoni të qëruar.
Nëse nuk keni shtrydhëse frutash mund të përdorni një mikser. Atë duhet ta mbushni me një ose dy gota me ujë dhe më pas të shtoni të gjitha frutat e perimet e përmendura më lart. Përziejini mirë deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm e pa kokrra.Më pas lëngun mund ta kulloni nëpërmjet një nape pambuku dhe ta servirni me akull. Këtë lëng mund ta konsumoni edhe përditë për shëndetin e gjithë organizmit./AgroWeb

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
































