Shenjat në fytyrë që tregojnë se keni probleme shëndetësore
Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 14 May 2017
Jetesa dhe rutina e përditshme nuk shkon gjithnjë krah për krah me shëndetin tonë. Puna, pagesat e detyrimeve të banesës si dritat, uji, mungesa e gjumit, zhurma e fëmijëve, çështjet financiare, lodhja e tepërt, kequshqyerja, janë të gjithë faktorë që ndikojnë negativisht në shëndetin tonë.
Por, le të marrim në konsideratë kequshqyerjen e cila ndikon që të mos marrim vitaminat e duhura, që trupi i ka të domosdoshme. Për fat të mirë trupi ynë reagon shpejt nëse diçka nuk funksionon siç duhet, transmeton noa.
Ka disa simptoma të mungesës së vitaminave që shfaqen në fytyrat tona. Këto mund të tregojnë çështje shëndetësore të cilat mund të kenë një ndikim serioz në shëndetin mendor, shëndetin e kockave dhe pjellorinë, dhe ia vlen t’i kushtohet rëndësi. Ja cilat shenja duhet t’u kushtoni vëmendje kur t’i shihni në pasqyrë.
1. Sytë e skuqur
Shumica prej nesh ndjehemi të lodhur pothuajse gjatë gjithë kohës, dhe kemi sy të fryrë shpesh fajin ia vëmë mungesës së gjumit. Por, kjo është gjithashtu një simptomë e mungesës së jodit. Kur një mangësi jodi është e rëndë, mund të ndodhin dëmtime të rënda të trurit. Për të rikuperuar mungesën e jodit, mund të konsumoni më shumë peshk, bukë, vezë, dhe qumësht në dietën tuaj.
2. Buzët e zbehta
Mungesa e hekurit është një problem i përhapur, veçanërisht te gratë, të cilat e humbasin për shkak të menstrucioneve. Simptoma të tjera që mund të vëreni janë lodhja dhe vështirësi në frymëmarrje. Ju gjithashtu mund të ndjeni gjuhën tuaj të fryrë. Për të rikuperuar mungesën e hekurit duhet të keni një dietë me mish të kuq, mëlçi, peshk, bishtajore dhe perimeve të gjelbra.
3. Skuqje e vazhdueshme e fytyrës
Skuqja e fytyrës është shenjë e mungesës së vitaminës B12. E njëjta gjë vlen edhe nëse keni çarje në cep të gojës suaj. Nëse keni ndjeshmëri të lehta, anemi, ënjtje të fytit, shije të hidhur, dhe gjuhë të fryrë, atëherë këto gjithashtu mund t’i atribuohen mungesës së vitaminës B12. Për këtë duhet të konsumoni kërpudha, spinaq, mish qengji, bajame, domate, dhe kos.
4. Flokët e thatë
Flokët e thatë janë shenjë e mungesës së vitaminës C, e cila mund të shfaqet, jo vetëm me flokë të thatë, lëkurë dhe mishra të gjakosura, por edhe nëse keni mavijosje të fytyrës. Simptoma të tjera të tilla si lodhja, humbja e peshës mund të jenë tregues se nuk jeni duke marrë mjaftueshëm vitaminë C. Për këtë ju duhet të hani më shumë portokall, sallatë jeshile, brokoli, luleshtrydhe, rrush dhe kivi.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
































