Lajme

Shëndetësia kosovare para kolapsit

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 11 Gusht 2017

Spitalet publike janë në krizë për barna. Nëse furnizimi nuk përmirësohet ditëve në vijim, ekziston rreziku që shumë shërbime të mbyllen.

Në disa spitale nuk ka as terapi emergjente që mund të shpëtojnë jetë. Mungesë të theksuar të barnave ka edhe për pacientët e diagnostikuar me kancer, shkruan sot Koha Ditore.

Mungesa kaq të mëdha të furnizimit në sistemin publik shëndetësor që do të rrezikonin funksionimin nuk ka pasur qe afro dy vjet.

-Advertisement-

Kjo, sipas burimeve në QKUK, ka ndodhur për shkak të moskoordinimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe për shkak të mosrishikimit të buxhetit nga Kuvendi i Kosovës.

MSH-ja në fillim të vitit pati premtuar se me rishikim të buxhetit do të rritet buxheti për furnizim.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy