Lajme

Shembet një pjesë e rrugës në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 04 May 2021

Është shembur edhe një pjesë e rrugës në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, një rrugë e cila ka shumë pak kohë që është përfunduar asfaltimi.

Bëhet fjalë për urën që kalon nëpër magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Milloshevë afër Babimosti.

Si duket ura është shembur nga kualiteti i dobët i ndërtimit, pasi siç shihet në fotografi ura është qarë në një pjesë, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Përveç̧ banorëve të fshatit, kjo urë është përdorur edhe nga pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, pasi në rast nevojës së kthimit në kahjen e kundërt të magjistrales, kjo urë u ka shërbyer vozitësve ta ndërrojnë drejtimin e lëvizjes.

Veseli përfundon vizitën tek babai i tij, përcillet me thirrje ‘UÇK, UÇK – KADRIA, KADRIA’

Ndërsa ky nuk është rasti i parë në Kosovë që rrugët prishen pas një kohë të shkurtë që janë asfaltuar apo ndërtuar përderisa ka pasur raste kur rruga është prishur 24 orë pas përfundimit të asfaltimit të tyre./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera