Lajme

Veseli përfundon vizitën tek babai i tij, përcillet me thirrje ‘UÇK, UÇK – KADRIA, KADRIA’

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 04 May 2021

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, po qëndron në Kosovë, pasi është liruar për vizitë nga Gjykata e Hagës ku po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.

Nën shoqërimin e forcave të shumta policore, përfshirë Policinë e EULEX-it, Veseli sot sërish ka vizituar spitalin e Mitrovicës ‘Dr.Sami Haxhibeqiri’ ku po qëndron i shtrirë babai i tij.

Duke dalur nga spitali, ai u përcoll me thirrje “UÇK-UÇK, Kadria-Kadria”.

-Advertisement-

Ndryshe, ish-kreu i PDK-së u lirua për një vizitë tri-ditore në Kosovë.

Prizrenasja shtatzënë thotë se po pushonte në motel, pas 2 muajsh i tregoi burrit se dikush e dhunoi aty

Pas tri ditësh, Veseli do të rikthehet përsëri në Hagë.

EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke i asistuar zyrtarët e Dhomave të Gjykatës Speciale të cilët po e shoqërojnë Veselin.

Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara ka konfirmuar për Reporterin se Veseli është liruar për arsye familjare, por ka thënë se ai mbetet në paraburgim.

“Për arsye personale Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka udhëzuar zyrën e regjistrimit të menaxhojë një vizitë kujdestare për [Kadri Veselin] në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuar në këtë vizitë”, ka deklaruar Griep për Reporteri.net.

Ndryshe, gjendja shëndetësore e babait të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, është e rëndë, kanë bërë të ditur nga Spitali i Mitrovicës.Ai po trajtohet në Repartin e Neurologjisë në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera