Sport

Shehi jep lajmin e keq për tifozët e Skënderbeut

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 08 December 2017
Orges Shehi u shpreh i kënaqur me arritjet e ekipit dhe pranoi që kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit në kompeticionet Evropiane.
Portieri i ekipit korçar ishte i qetë në përfundim të ndeshjes. Ai u shpreh i kënaqur me arritjet e ekipit dhe pranoi që kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit në kompeticionet Evropiane.

Të vjen keq që goli u shënua në fund?

Normal më vjen keq për rezultatin, por sidomos kur ndëshkohesh në fund të vjen keq dhe e qan humbjen.

Ca note i vini ekipit?

-Advertisement-

Kemi bërë kampionat të mirë duke filluar që nga ndeshjen kualifikuese dhe jemi të kënaqur sepse kemi luajtur si të barabartë me çdo ekip.

Ndeshja e fundit ne Europë?

U kam thënë çunave që ta mbyllim në mënyrë dinjitoze. Nuk dua të përqendrohemi te kjo gjë por te objektivat tona.

Dorezat e ndeshjeve të Europa Ligës do i mbash?

Po normal se është kompeticion i rëndësishëm dhe sidomos është hera e dytë që jemi këtu dhe kemi bërë mirë.

A je i irrituar me arbitrin edhe ti?

Nuk jam marrë ndonjëherë më arbitrin, por është e vërtetë që pretendonim për diçka më shumë. Unë që nga porta nuk e kam parë qartë por mesa me kanë thënë çunat kishte disa raste të dyshimta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera