Lajme

Shefqet Krasniqi shtrihet në QKUK, i rëndohet gjendja pasi u infektua me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 16 June 2021

Hoxhë Shefqet Krasniqi është infektuar me COVID-19.

Gazeta inFokus mëson se hoxhë Krasniqi është shtrirë në Klinikën Infektive pasi iu rëndua gjendja shëndetësore.

E që Krasniqi ka probleme shëndetësore e kanë bërë të ditur edhe në faqen e tij ku njoftohen ndjekësit se në këtë javë ai nuk do të mbajë ligjëratën e përjavshme për shkak të problemeve shëndetësore.

-Advertisement-

“Këtë javë nuk do të mbahet ligjërata e përjavshme e tefsirit për arsye shëndetësore të hoxhës Shefqet Krasniqi, me lejen e Allahut do të vazhdojmë nga java e ardhshme”, thuhet në njoftimin në faqen e  Krasniqit në facebook.

Gazeta inFokus ka provuar të kontaktojë më Krasniqin por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera