Lajme

Shefqet Krasniqi për procesin kundër tij, akuzon disa media, por vlerëson të tjerat

Autori: Islam Morina 22:37 | 01 April 2022

Hoxha Shefqet Krasniqi, i ftuar special N’konak, ka folur edhe për akuzat e rënda ndaj tij, duke i krahasuar ato me planet serbe të Çubrilloviqit, për dënimet e hoxhallarëve.

Ai në këtë proces ka thënë po ashtu se disa media ua kanë turbulluar mendjen njerëzve, duke thënë se një pjesë e mediave u shërbejnë atyre që i paguajnë më shumë.

“Mileti e ka kuptuar, por mediat ua kanë pas turbulluar sytë bukur shumë, se mediat janë të liga një pjesë e madhe e tyre janë të liga, janë në shërbim të kujtdo qoftë, kush jep lekë më shumë, kush jep tagji më shumë, kur ofron tagji më lejo të shprehem kështu, por ka pasur edhe të tilla që kanë mbajtur qëndrime reale o vëlla. Ti mos më bëj mua si më i miri në dynja, se s’jam më i miri, por mos më bëj kriminel në të njëjtën kohë, se s’jam kriminel pra, mos qofsha më i miri, nuk jam as kriminel. Andaj mos më ngrit përtej sa meritoj, por as mos më ul përtej se sa jam, së është zullum, padrejtësi”, ka thënë Krasniqi në emisionin N’Konak.

-Advertisement-

Emisioni N’konak me Islam Morinën, është prodhim i Gazetës Infokus, e që transmetohet çdo të premte në RTV Dukagjini dhe të gjitha rrjetet sociale të Gazetës Infokus, është emision që troket në dyert e të personazheve për të sjellë një rrëfim ndryshe nga jeta e tyre.

Emisioni i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera