Rajoni dhe Bota

Shefja e OBT-së: “Nuk duhet ta shënjestrojmë Kinën”

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 30 April 2021

Drejtorja e përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë, Ngozi Okonjo-Iweala u shpreh se vendet anëtare nuk duhet ta “shënjestrojnë” Kinën mbi çështjen e reformimit të organizatës.

Sipas agjencisë së lajmeve britanike “Reuters”, shefja e OBT-së i tha këto në një mbledhje të organizuar  nga Komisioni Europian. “Duhet të lëmë Kinën të ndiejë se ajo nuk është shënjestër e reformës. Nëse Kina mendon se ajo është e vetmja (shënjestër), reforma e OBT-së do të hasë vështirësi të mëdha”, tha ajo, duke theksuar se përvojat e saja të mëparshme me Kinën janë shumë “konstruktive”.

Ngozi Okonjo-Iweala shtoi se nëse Kinës nuk do t’i lihet përshtypja që është në shënjestër të fuqive të tjera botërore, Pekini do të shfaqë më shumë vullnet për t’u bërë pjesë në reformat e tregtisë ndërkombëtare.

-Advertisement-

Drejtorja e OBT-së i tha këto në përgjigje të një nisme të ShBA-së, të BE-së dhe të Japonisë që synon ushtrimin e presionit ndaj Kinës për subvencionet e Pekinit ndaj ndërmarrjeve shtetërore.
Ndërsa, për këtë nismë të partnerëve tregtarë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying u shpreh në fillim të këtij muaji se pala kineze kurrë nuk do të pranonte akuza pa bazë. Sipas saj, pas anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë, Kina ka mbajtur si gjithmonë premtimet e dhëna, duke mbrojtur sistemin shumëpalësh botëror.

“Fuqitë perëndimore janë hartueset kryesore të rregullave të OBT-së, të cilat kanë zakonin të pengojnë zhvillimin e vendeve në zhvillim në dobi të ruajtjes së ndikimit të tyre hegjemonist. Manipulimi i rregullave të lojës për të garantuar vetëm përfitim vetjak, është pabarazi e vërtetë që duhet reformuar”, tha Hua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera