Shefja e Komisionit Zgjedhor: Lideri opozitar rus s’ka gjasa të garojë në zgjedhjet presidenciale
Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 15 June 2017
Lideri opozitar në Rusi, Alexei Navalny, nuk ka asnjë gjasë të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm për shkak të dënimit të tij të mëparshëm për përvetësim, ka thënë shefja e Komisionit Zgjedhor të Rusisë, Ella Pamfilova.
Navalny, një kritik i zëshëm i presidentin Vladimir Putin, ka thënë se dëshiron të garojë për president në zgjedhjet e vitit 2018. E Putin, i cili e ka dominuar politikën ruse për 17 vjet, pritet që të garojë për mandatin e tij të katërt, por ende nuk e ka konfirmuar nëse do ta bëjë, transmeton Express.
Navalny është bërë lideri më i rëndësishëm opozitar në Rusi pasi që ka organizuar disa nga protestat më të mëdha kundër Kremlinit në vitet e fundit, të cilin e akuzon për korrupsion të lartë.
Por, në shkurt të këtij viti një gjykatë ruse e dënoi atë më pesë vjet burgim me kusht për përvetësim, në një rast për të cilin ai thotë se ishte sajuar kundër tij për të mos e lënë të garojë për president.
Ndërkohë, Pamfilova ia ka bërë me dije se dënimi do t’ia pamundësojë atij pjesëmarrjen në zgjedhje.
“Kam frikë se jam e pasjellshme, por e kuptoj – dhe ai e kupton edhe vetë – se ai nuk ka gjasa të regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhje si pasojë e dënimit të tij të mëparshëm,” ka thënë ajo./Express/
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...