“Shefi” i Thaçit e ndjen fundin e dialogut
Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 30 August 2018
Shefi i stafit të presidentit Thaçi, Bekim Çollaku, përmes një kolumne të publikuar në mediumin evropian “EurActiv”, ka thënë se ka filluar të ndjehet fundi i dialogut me Serbinë.
Çollaku ka thënë se kanalet direkte të komunikimit janë të hapura, duke kufizuar eskalimin e panevojshëm të tensioneve, diçka që do të kishte qenë e paimagjinueshme para vitit 2011, kurse perspektiva e njohjes së plotë të Kosovës po rritet dita ditës.
“Përveç zgjidhjes së një konflikti të gjatë midis dy kombeve evropiane, do të ketë edhe përfitime të rëndësishme për ekonomitë e rajonit”, ka pohuar ai.
Sipas Çollakut, të dy palët kanë bërë një rrugë të gjatë dhe ky udhëtim nuk ka qenë i lehtë për asnjë nga palët e përfshira.
“Ashtu si me shumë dialogje ndërshtetërore, shumë shpesh ndihet sikur hapat tonë përpara u pasuan nga disa hapa prapa. Zotimet e fundit të Bashkimit Evropian për rajonin tonë, nga deklarata e Jean-Claude Juncker e vitit 2017 deri te Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër vetëm në muajin e kaluar, kanë mbajtur në qendër të vëmendjes suksesin tonë të mundshëm, të Kosovës dhe Serbisë, dhe nëpërmjet saj çlirimin e ambicieve dhe të ardhmes së popujve tanë. Dhe tani që po arrijmë në pengesat përfundimtare të këtij dialogu, është jetësore që të gjithë t’i mbajmë përpjekjet tona të përqendruara, sepse është e qartë se kjo gjendje limboje aktuale nuk i shërben interesave të askujt, jo qytetarëve të Kosovës apo të Serbisë dhe me të vërtetë as aleatëve tanë më gjerë në Bashkimin Evropian”, ka theksuar shefi i stafit të Thaçit.
Çollaku ka shtuar se ndihma e BE-së ka ardhur në një kohë shumë të nevojshme dhe përfshirja e tyre ka ndjekur përpjekjet e mëparshme për të arritur një marrëveshje mes dy vendeve.
“Një qasje e re u inicua nga BE-ja, e karakterizuar nga një fokus në çështjet më të vogla, siç është përfshirja e Kosovës në takime të ndryshme rajonale dhe progresi drejt sigurimit të lirisë së lëvizjes midis dy vendeve. Kjo do të thoshte se ne mund të fitonim fitime më të vogla përpara se të merreshim me një çështje të madhe, normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis dy shteteve”, është shprehur Çollaku, duke shtuar se edhe liberalizimi i vizave do ta sjellë Kosovën një hap më afër familjes sonë evropiane.
“Korrigjimi i gjendjes së mëparshme të pabarabartë të Kosovës në krahasim me fqinjët e saj dhe liberalizimi i vizave sjellin përfitime të konsiderueshme ekonomike, duke lehtësuar lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve dhe duke rritur lidhjet mes Kosovës dhe fqinjëve të saj evropianë. Të gjithë këta hapa dhe këto suksese diplomatike dëshmojnë se jemi gati të largohemi nga e kaluara dhe të zëvendësojmë ndarjet dhe barrierat rajonale me bashkëpunimin dhe hapjen. Arritja e një rezultati përfundimtar është gjithashtu vendimtar për BE-në”, ka shkruar Çollaku.
Sipas njeriut më të afërt të Hashim Thaçit, kjo marrëveshje jo vetëm që ka një masë të madhe të peshës në Ballkanin Perëndimor, por ka rëndësi në rritje për BE-në dhe ndikimin e saj si aktor global.
“Në fund të fundit, megjithatë koha po mbaron. Mandati i komisionit aktual përfundon në vjeshtën e vitit të ardhshëm, që do të thotë se fokusi do të zhvendoset drejt zgjedhjeve parlamentare evropiane. Me politikën e sotme globale të mbushur me pasiguri, nuk mund të dimë nëse komisioni i ardhshëm i BE-së do të ketë kohë apo energji të mbetet i angazhuar për të përfunduar fazat përfundimtare të kësaj marrëveshjeje. Tani është koha për të gjithë ata që janë të përfshirë për ta çuar këtë deri në fund”, ka përfunduar Çollaku.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...