Lajme

Shefi i ri i Politikës së Jashtme të BE-së tregon çka do të bëj sapo të formohet Qeveria në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 01 December 2019

Josep Borell, shefi i ri i Politikës së Jashtme i BE-së, ka thënë që gjëja e parë që do ta bëjë pasi Kosova ta formoi Qeverinë e re, do të jetë vizita në Prishtinë, shkruan gazeta inFokus.

Borell këtë deklaratë e ka dhënë për gazetën kroate “Veçernji list”, duke thënë që do ta vizitoj edhe Serbinë, me qëllimin që të gjejë zgjidhje për problemet në Ballkan.

“Gjëja e parë që do ta bëjë pasi Kosova të formojë Qeverinë, është vizita në Kosovë, ku nuk kam qenë kurrë”.

-Advertisement-

“Do të vizitoj edhe Serbinë, ku kam qenë disa herë, në mënyrë që të flas me të dyja palët për qasjen e re të zgjidhjes së problemeve në Ballkan, që për ne është një nga prioritetet”, ka thënë Borell./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera