Shefi i ri i EULEX-it, i përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në sundim të ligjit

Autori: Gazeta inFokus
16:55 | 05 July 2023
Kreu i ri i Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka zhvilluar një takim kurtuazie me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Siç njofton EULEX-i, ata shkëmbyen pikëpamjet e tyre ndaj situatës aktuale në Kosovë dhe mandatin e misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë.
Nga ana e tij, Barbano tha se do të vazhdojë të mbështesë institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë.
“Barbano shprehu përkushtimin e tij për të vazhduar mbështetjen e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë drejt rritjes së pavarësisë, qëndrueshmërisë dhe pajtueshmërisë me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira, përmes komponentëve të ndryshëm të mandatit të EULEX-it”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Ndërkaq Osmani, sipas njoftimit të presidencës, ka theksuar se “bashkëpunimi me EULEX-in në suaza të mandatit aktual të këtij misioni dhe me institucionet tjera ligjzbatuese në vend është jashtëzakonisht i rëndësishëm, e në veçanti në këtë periudhë”.
“Kosova, si vend që aspiron integrimin në institucionet euroatlantike, është e përkushtuar për koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm për të garantuar integritetin profesional dhe zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë presidentja Osmani.
Në takim, sipas njoftimit, Presidentja foli po ashtu mbi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar për tejkalimin e sfidave të sigurisë, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të grave, fëmijëve dhe komuniteteve joshumicë.

Të tjera
-
Krasniqi i reagon Kurtit për konstituimin e Kuvendit në “fund të korrikut”: S’kemi pse presim, mund ta bëjmë qysh nesër
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se në takimin me Presidenten ...
-
Auditimi në ministrinë e Hajdarit: Shkelje në subvencione, borxhe të fshehura, emërime pa konkurse dhe pagesa bizneseve pa marrëveshje
Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar parregullësi dhe shkelje serioze në ...
-
Bileta të lira-Udhëto nga Prishtina drejt Dortmundit çdo të mërkurë dhe të shtunë!
PrishtinaTicket ju mundëson që të udhëtoni drejt Dortmundit direkt nga Aeropo...
-
Protesta për çmimin e grurit ndalohet në Veternik, bujqit: Më shtrenjtë blihet gruri i importuar nga Serbia
Çmimi prej 17 centë kg i grurit ka bërë që disa bujq të protestojnë sot në Pr...
-
Specialja merr vendim: Shtyen konferencën për Thaçin dhe të tjerët me 19 gusht
Trupi Gjykues në rastin e madh të Speciales, “Thaçi dhe të tjerët”, në krye m...
-
Memli Krasniqi jep detajet e fundit pas takimit me presidenten
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pas ta...
-
Lumir Abdixhiku arrin në Presidencë për takimin me Osmanin
Pas kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniq...
-
Memli Krasniqi përfundon takimin me presidenten Osmani
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas afro 1 ore ka përfunduar takimin me pre...
-
Ambasada gjermane, Serbisë: Rregullo shtëpinë tënde para se ta qortosh Kosovën
Ambasada Gjermane ka thënë se ka marrë në konsideratë letrën e fundit të Peta...
-
Termet në Turqi, dridhet Stambolli
Një tërmet me magnitudë 4.3 goditi Turqinë mesditën e sotme. Sipas Agjenci...
-
Matja e fundit e Omnibus: Kurti i katërti pas Osmanit, Konjufcës dhe Bedri Hamzës
Në matjen më të fundit të opinionit publik të realizuar gjatë qershorit nga O...
-
Flet Ekrem Hyseni, a do të zyrtarizohet nesër si kandidat për kryetar të Podujevës nga LDK?
Lidhja Demokratike e Kosovës do ta zyrtarizojë nesër kandidatin për kryetar t...