Shefi i OKB-së dënon “ashpër” sulmet e Rusisë ndaj porteve të Ukrainës
Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 20 July 2023
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dënoi “ashpër” sulmet e Rusisë kundër porteve në Odesa dhe porteve të tjera ukrainase në Detin e Zi, tha të enjten zëdhënësi i tij.
“Sulmet bien ndesh me angazhimet e Federatës Ruse sipas Memorandumit të Mirëkuptimit me Kombet e Bashkuara, i cili thotë se “Federata Ruse do të lehtësojë eksportin e papenguar të ushqimit dhe vajit të lulediellit nga portet e kontrolluara ukrainase të Detit të Zi”, tha Stephane Dujarric në një deklaratë.
Guterres kujtoi gjithashtu se shkatërrimi i infrastrukturës civile mund të përbëjë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.
“Këto sulme kanë gjithashtu një ndikim përtej Ukrainës. Tashmë po shohim ndikimin negativ në çmimet globale të grurit dhe misrit, i cili dëmton të gjithë, por veçanërisht njerëzit e cenueshëm në jugun global”, u bë e ditur në deklaratë.
“Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm nuk do të heqë dorë në përpjekjet e tij për të siguruar që ushqimi nga Ukraina dhe Rusia të jenë të disponueshme në tregjet ndërkombëtare si pjesë e përpjekjeve të tij të vazhdueshme për të luftuar urinë globale dhe për të siguruar çmime të qëndrueshme të ushqimit për konsumatorët kudo”, shtoi ai, shkruan AA, përcjell KosovaPress
Infrastruktura kritike në rajone të ndryshme të Ukrainës u godit nga sulmet me raketa ruse më herët të mërkurën, më së shumti në rajonin e Odesës, ku 10 persona kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të sulmeve, sipas autoriteteve lokale.
Të tjera
-
Dakaj: Kurti e sheh diasporën veç si votë
Gazetari Shkelzen Dakaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti e sheh diasporën...
-
77-shi i PDK-së, Shahin Dervishaj, pritet me shumë dashuri dhe entuziazëm në Lagjen 3 të Skënderajt
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj, ka ...
-
Mërgim Lushtaku numëron skandalet e qeverisë, thotë se me Bedri Hamzën kryeministër Kosova bëhet më mirë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka prezantuar dis...
-
Shtimja pret me një tubim madhështor sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, Imri Ahmeti, dhe kandidatët për deputet
Lidhja Demokratike e Kosovës në Shtime sonte me një tubim madhështor pritën S...
-
“Qëndrime personale” – Albulena Haxhiu e zhvlerëson pozitën e Richard Grenellit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka quajtur “qëndrim të tij persona...
-
Bedri Hamza tregon pse asnjë qytetar nuk e ka vështirë të vendosë për #MaMirë më 9 shkurt
Bedri Hamza ua ka thjeshtuar qytetarëve jashtëzakonisht vendimin për të votua...
-
Ndalesa nga Specialja: Kadri Veselit s’i lejohen as përshëndetjet nga fëmijët
Në mesin e 5 emrave të aktakuzës që Apeli mund ta rëndojë edhe më, nuk figuro...
-
Ilir Deda: Njerëzit e pavendosur dhe Prishtina, përcaktues në zgjedhjet e 9 shkurtit
Analisti politik Ilir Deda ka hedhur poshtë rezultatet e disa sondazheve të f...
-
Princ Harry mund të humbasë vizën në SHBA? Sot është mbajtur seanca e re gjyqësore
Një luftë e gjatë ligjore për të zbuluar të dhënat e vizave të Princit Harry ...
-
Bedri Hamza në Fushë Kosovë: Besoni në programin tim, besoni në Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
Mesazh i fuqishëm, djali i Trumpit shpërndan postimin e Grenellit kundër Kurtit
Djali i presidentit amerikan, Donald Trump, Donald Trump Junior, ka shpërndar...
-
Memli Krasniqi: Drenasi – bastioni i pathyeshëm i PDK-së, gati për fitore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas tubimit madhësh...