Lajme

Doktori tregon arsyet pse një fëmijë lind me probleme në zemër

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 05 February 2025

Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Arlind Batalli, ku është diskutuar për sëmundjet e zemrës, cfarë trajton, cilat janë simptomat dhe si mund të parandalohen këto sëmundje, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë emisionit Batalli shpjegoi se cilat janë sulmet më të rrezikshme të shëndetit të zemrës, dhe cilat mosha mund të preken nga këto sulme.

“Cdo sulm paraqet një urgjenc mjekësore apo kardiovaskulare dhe mund të cenoj jetën e pacientit për shkak të komplikimeve të hershme të sulmit në zemër. Sulmet në zemër nuk i kursen asnjë, dhe moshat më të rrezikuara janë  ato  mbi 50 vjeçare, por po riktheksoj se nuk i kursen as moshat e reja”., ka thënë Batalli gjatë emisionit DoktorPlus prodhim i Gazetës Infokus.

-Advertisement-

Batalli theksoi edhe cilët janë faktorët të cilët shkaktojnë sëmundjet në zemër.

“Vlen të theksohet që sëmundjet e zemrës nuk shkaktohen vetëm nga një faktor, nëse një pacient ka stres të vazhdueshëm, është duhanpirës, dhe ka yndyra të larta atëhër është kandidat serioz për sëmundje kardiovaskulare”, është shprehur ai.

Ndryshe ai potencoi se aktiviteti fizik parandalon sëmundjet kardiovaskulare, rekomandohet ecje e shpejt së paku 30 min në ditje.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera