Lajme

Shefi i EULEX-it: Nuk ndërhyjmë direkt në procedurat gjyqësore, vetëm japim rekomandime

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 16 December 2021

EULEX-i ka prezantuar Raportin e dytë publik të Monitorimit Sistemik dhe Tematik në Drejtësi me gjetje dhe rekomandimin për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Shefi i Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, njoftoi se si mision nuk ndërhyjnë direkt në procedurat gjyqësore, vetëm japim rekomandime.

“Qysh nga fillimi i vitit 2019 EULEX-i ka përgatitur 5 raporte, ku tri të parat me KGJK-në, PKP-në e MD-në. Ndërsa në tetor të vitit të 2020-ës, EULEX-i ka prezantuar raportin e parë publik për monitorimin e policisë, prokurorisë e gjyqësorit. EULEX-i nuk mund të ndërhyjë në mënyrë direkt në procedurat gjyqësore, por ajo çka mund të bëjmë është që të ofrojë rekomandime”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera