Sport

Sheffield Unitedi që pozicionohet i fundit në tabelën mposhtë Manchester Unitedin midis ‘Old Traffordit’

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 27 January 2021

Sheffiled Unitedi e ka befasuar Manchester Unitedin, pasi e ka mposhtur midis ‘Old Traffordit’ me rezultat 2-1, në sfidën e zhvilluar në kuadër të xhiros së 20-të në Premieligë, shkruan Gazeta inFokus.

Mysafirët e filluan furishëm takimin dhe pas 23 minutave lojë e gjetën vetën në epërsi me golin e shënuar nga Kean Bryan.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1 për Sheffieldin, kurse në 45 minutat e dytë, të dy skuadrat realizuan nga një gol.

-Advertisement-

‘Djajtë e Kuq’ e barazuan rezultatin 1-1 në minutën e 64’ me golin e shënuar nga Harry Maguire.

Sheffiledi arriti që ta rikthehen epërsinë dhe ta fitonte ndeshjen në minutën e 74’ me anë të Oliver Burke, i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas kësaj disfate Unitedi mbetet i dyti me 39-të pikë, kurse Sheffieldi renditet i fundit me vetëm 8-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera