SHBA: Spiunët kinezë kanë ndërhyrë në qindra rrjete publike dhe private në mbarë botën

Autori: Gazeta inFokus
08:29 | 16 June 2023
Firma amerikane e sigurisë kibernetike Mandiant thotë se hakerat kinezë, që dyshohet se mbështeten nga shteti, shfrytëzuan një dobësi në një pajisje të njohur që ofron siguri për emailet për të depërtuar në rrjetet e qindra organizatave të sektorit publik dhe privat në mbarë botën. Gati një e treta e tyre janë agjenci qeveritare, përfshirë ministritë e jashtme. Pesëdhjetë e pesë përqind e objektivave ishin nga Amerika dhe 24% nga rajoni i Azisë Paqësorit. Ato përfshinin ministritë e jashtme në vendet e Azisë Juglindore dhe zyrat e tregtisë së jashtme dhe organizatat akademike në Tajvan dhe Hong Kong, tha Mandiant. Sulmi kundër portës së sigurisë së emailit të kompanisë ‘Barracuda Networks’ daton qysh në tetor.
“Kjo është fushata më e gjerë e spiunazhit kibernetik që dihet se është kryer nga Kina që nga rasti me ‘Microsoft Exchange’ në fillim të vitit 2021”, tha Charles Carmakal, shefi teknik i Mandiantit, në një deklaratë të dërguar me email. Rasti i vitit 2021 komprometoi dhjetëra mijëra kompjuterë në mbarë botën. Kompania Mandiant që është në pronësi të Google, të enjten shprehu ‘besimin e lartë’ se grupi që kreu sulmin ishte i angazhuar në ‘aktivitet spiunazhi në mbështetje të Republikës Popullore të Kinës’. Njoftimi thotë se aktiviteti filloi që në muajin tetor. Hakerët dërguan email që përmbanin dosje të bashkëngjitura me qëllim për të fituar qasje në pajisjet dhe të dhënat e organizatave që u vun në shënjestër, tha Mandiant. Barracuda njoftoi më 6 qershor se disa nga pajisjet e saj që ofrojnë siguri të emailit kishin qenë në shënjestër të një sulmi kibernetik që në tetor, duke u dhënë hakerëve qasje në rrjetet e komprometuara. Sulmi kibernetik ishte aq i rëndë sa kompania nga Kalifornia rekomandoi zëvendësimin e plotë të pajisjeve.
Pasi e zbuloi sulmin në mesin e muajit majit, Barracuda bëri përpjekje për kontroll dhe riparim, por grupi i hakerëve, të cilin Mandiant e identifikon si “UNC4841”, ndryshoi viruset e tyre kompjuterik në përpjekje për të ruajtur qasjen, tha Mandiant. Grupi më pas “u kundërpërgjigj me operacione me frekuencë të lartë duke vënë në shënjestër një numër viktimash në të paktën 16 vende të ndryshme”.
Lajmi për sulmin u bë i ditur ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken niset për në Kinë këtë fundjavë, si pjesë e përpjekjeve të administratës Biden për të riparuar marrëdhëniet e përkeqësuara mes Uashingtonit dhe Pekinit. Vizita e tij fillimisht ishte planifikuar për në fillim të këtij viti, por u shty për një kohë të pacaktuar pas zbulimit dhe rrëzimit të asaj që Uashingtoni tha se ishte një balonë spiune kineze po fluturonte mbi Shtetet e Bashkuara.
Mandiant tha se vënia në shënjestër e llogarive të organizatave dhe atyre individuale, u përqendrua në çështje që janë përparësi të larta të politikës për Kinën, veçanërisht në rajonin e Azi-Paqësorit. Kompania tha se hakerët kërkuan për llogaritë e emailit të njerëzve që punonin për qeveritë me interes politik ose strategjik për Kinën në kohën kur ata po merrnin pjesë në takime diplomatike me vende të tjera. Në një deklaratë të dërguar me email të enjten, Barracuda tha se rreth 5% e pajisjeve të saj aktive që ofrojnë siguri te emailave në mbarë botën treguan shenja të ndikimit nga sulmi kibernetik. Barracuda tha se po ofronte pajisje zëvendësuese për klientët e prekur pa asnjë kosto.
Qeveria amerikane ka akuzuar Pekinin se është kërcënimi kryesor i saj për spiunazh kibernetik, pasi hakerat kinezë të mbështetur nga shteti vazhdimisht vjedhin të dhëna si nga sektori privat ashtu edhe nga ai publik. Në fillim të këtij viti, kompania ‘Microsoft’ tha se hakerët kinezë të mbështetur nga shteti sulmuan infrastrukturën kritike të Shteteve të Bashkuara dhe mund të jenë duke punuar në sigurimin e aftësive për të ndërprerë komunikimet kritike midis SHBA-së dhe Azisë gjatë krizave të ardhshme. Kina thotë se SHBA angazhohet gjithashtu në spiunazh kibernetik kundër saj, duke kryer sulme kibernetike ndaj sistemeve kompjuterike të universiteteve dhe kompanive të saj./VOA

Të tjera
-
Temperatura të larta, parashikimi i motit për nesër
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe me temperatura të larta. ...
-
Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se rrugët që lidhin ...
-
Serbët bllokojnë rrugën Rashkë-Jarinjë, qarkullimi në kufi me Kosovën thuajse i ndaluar
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se disa qytetarë të na...
-
Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës
Më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë. Kjo...
-
Hoxhaj tha se e mbështet një koalicion me VV’në, Çitaku: Befasi deklarata e tij, qëndrim i ri
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar ditë më parë se do ta votont...
-
Putin dhe Macron zhvillojnë bisedën e parë pas gati tri vjetësh, presidenti francez bën thirrje për armëpushim në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e zhvilloi një telefonatë “të rëndësishm...
-
Miratohet në Senat “Projektligji i madh dhe i bukur” i Trump
Pas pothuajse 27 orësh dhe 46 votave për amendamentet, republikanët e Senatit...
-
Takimi me Netanyahun javën e ardhshme, Trump jep detaje rreth temave që do të diskutohen
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të ...
-
Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njo...
-
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka t...
-
Shfaqej me ar*më në foto, Policia arreston një burrë në Shtime – i gjenden uniforma ushtarake në shtëpi
Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një burrë në fshatin Reçak të Shti...
-
Rama njofton për nisjen e zbatimit të plotë të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga sot ka nisur zbatimi ...