Lajme

SHBA nuk pret dialog të nivelit të lartë me Rusinë në të ardhme të afërt

Autori: Gazeta inFokus 07:34 | 03 March 2023

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha gjatë një konference për shtyp të enjten se Shtetet e Bashkuara nuk presin dialog zyrtar të nivelit të lartë me Rusinë në një të ardhme të afërt, pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov biseduan shkurtimisht gjatë një takimi të diplomatëve të G20-ës në Indi.

“Nuk kishte asnjë marrëveshje apo konsensus nga ai takim i shkurtër për ndonjë lloj diskutimi pasues”, tha Price.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov që t’i jepte fund luftës në Ukrainë dhe i kërkoi Moskës ta anulonte vendimin për t’u tërhequr nga traktati për kontrollin e armëve bërthamore, START, tha një zyrtar i lartë amerikan.

-Advertisement-

Ministria e Jashtme ruse tha se zoti Lavrov dhe zoti Blinken biseduan për këtë çështje për më pak se 10 minuta në fund të seancës me dyer të mbyllura dhe nuk u angazhuan në asnjë lloj negociatash, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Sekretari i Shtetit Blinken tha më vonë në një konferencë shtypi se i kishte thënë zotit Lavrov që të angazhohej në gjetjen e zgjidhjeve diplomatike gjatë takimit të tyre të paplanifikuar në Indi.VOA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera