Lajme

SHBA ngre shqetësimin për dhunën e truprojeve të Erdoganit

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 18 May 2017

Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimet te Turqia, pasi pjesëtarë të sigurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, u përleshën me protestues në Uashington.

“Dhuna nuk është kurrë përgjigje e përshtatshme ndaj fjalës së lirë. Ne e mbështesim të drejtën e njerëzve kudo, për shprehje të lirë dhe protestë paqësore”, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert.

Erdogan ka qenë në Uashington më 16 maj, për bisedime me presidentin Donald Trump, por vizita e tij u përshkua me dhunë midis truprojeve të tij dhe demonstruesve pro-kurdë.

-Advertisement-

Dëshmitarët thanë se truprojet turke shtynë kordonin e policisë jashtë rezidencës së ambasadorit turk në Uashington dhe sulmuan protestuesit me grushte dhe këmbë.

Një zëdhënës i policisë e përshkroi ngjarjen si “sulm brutal mbi një protestë paqësore”.

Dy të dyshuar u arrestuan në vendngjarje dhe 11 veta u lënduan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera