Lajme

ShBA: Mbështesim hetimin e krimeve të luftës dhe drejtësinë për viktimat

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 25 August 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar që Serbia të hapë dosjet e Brigadës së 37-të të Motorizuar të ish-Ushtrisë Jugosllave, e cila dyshohet se ishte e përfshirë në masakrat e kryera në Drenicë dhe pjesë të tjera të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999.

Për këtë çështje ka folur Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë .
Në përgjigjen e saj, Ambasada ka theksuar mbështetjen për hetimin e krimeve të luftës dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat.

“Ambasada e ShBA-së vazhdon të mbështesë përpjekjet për hetimin e krimeve të luftës dhe sjelljen e drejtësisë për familjet e viktimave të luftës”.

-Advertisement-

“Çdo familje meriton përgjigje për fatin e të dashurve të tyre”, ka thënë shkurtimisht Ambasada e ShBA-së në Prishtinë .

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy