SHBA-ja thotë se s’ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, nga shoqëria civile kërkojnë zgjidhje alternative
Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 07 December 2022
Pas incidenteve të djeshme në veri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur shqetësuara se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve atje më 18 dhjetor. Institucionet thonë se mbajtja e zgjedhjeve është obligim kushtetues, por pas vlerësimit të situatës së sigurisë, sipas tyre, do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm. Anëtarë të shoqërisë civile kërkojnë zgjidhje alternative, pasi situata në pjesën veriore vlerësohet e rrezikshme.
Situata e brishtë e sigurisë në veri është bërë sërish shkak që ndërkombëtarët t’i trokasin në derë Qeverisë.
Aleatët e Kosovës kanë nisur të tërheqin vërejtjen për rrezikun që mund të sjellë mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore më 18 dhjetor.
Është ambasadori amerikan, Jeff Hovenier i cili pas incidenteve me armë zjarri të martën, ka thënë se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të vetëpërmbahen”, ka thënë Jeff Hovenier, Ambasador i SHBA-së.
Për fatin e zgjedhjeve është deklaruar të mërkurën institucioni që i ka shpallur ato.
Presidenca thotë mund të aktivizohet vetëm pas një vlerësimi për gjendjen e sigurisë nga institucionet përkatëse dhe një kërkesë nga KQZ-ja.
“Presidenca është në kontakt të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe nëse vjen një kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve, sipas praktikave të Komisionit të Venedikut, Presidentja Osmani do t`i ftoj subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin”, ka thënë Bekim Kupina, Këshilltar për media në Presidencë.
Kurse, Qeveria rithekson se mbajtja e zgjedhjeve është obligim kushtetues, por thotë se presin raport për gjendjen e sigurisë të vendosur rreth kësaj çështjeje.
“Bandat kriminale mund edhe mos të marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike. Aktet e dhunës dhe veprimet kriminale duhet të dënohen njëzëri. Presim vlerësimin e situatës në veri nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë”, ka thënë Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.
Gjendja në veri vlerësohet e rrezikshme nga Instituti i Kosovës për Demokraci, i cili tradicionalisht monitoron procese zgjedhore.
Andaj, KDI kërkon që për zgjedhjen e katër kryetarëve të komunave veriore të gjendet një zgjidhje alternative.
“Së bashku me vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të hapin një proces të dialogimit për ricaktimin e një date në një periudhë sa më të afërt dhe përfshirjen e të gjitha partive politike atje. Në të kundërtën përveç se ambienti është i rrezikshëm për mbajtjen e zgjedhjeve, edhe çfarëdo rezultati i dalur nga një proces i tillë do të cilësohej jodemokratik”, ka thënë Arbër Thaçi, nga KDI.
Zgjedhjet e parakohshme janë pasojë e dorëheqjeve të kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit në fillim të nëntorit./RTV Dukagjini/
Të tjera
-
Dervishaj: Edhe Klina mundet 77 herë më mirë
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora për deputet me numrin 77 nga Partia ...
-
Aksion i Policisë në Prishtinë, zbulohet laboratori për falsifikimin e dokumenteve, sekuestrohen 20 mijë mikroçipa e dokumente nga 51 shtete
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë zbuluar një shtëpi në Prishtin...
-
KQZ miraton sloganin e zgjedhjeve: `Vota jote për Kosovën 2025`
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot sloganin zyrtar për zgje...
-
Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që rrezikohen nga kanceri në gji
Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që janë të rrezikuar...
-
Xhafer Gashi: Ndryshimi nuk është vetëm një dëshirë, është një zotim që do ta realizojmë së bashku
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gas...
-
Haradinaj: Istogu me rrethinë, bukur shpesh e ka dridh Serbinë
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ka m...
-
Bedri Hamza qytetarëve në Klinë: Do ta përfundojmë autostradën për Pejë, që kalon kah ju
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
Musliu: Faleminderit Klinë
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Heroi i gjallë i Kosovës, William Walker vizitoi sot shtëpinë muze në Poklek të Drenasit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me familjarë të dë...
-
Kolgeci viziton edhe një biznes: Ky është modeli se si duhet ta duam vendin tonë
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman K...
-
“Mashtruesi ka një emër dhe quhet Albin Kurti” – Rrezarta Krasniqi pasi Kurti ‘ndryshoi’ qëndrim për marrëveshjen e Uashingtonit
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”, ...
-
Hoti: Pas gjithë këtyre viteve propagandë Kurti pranoi Marrëveshjen e Washingtonit
Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i ka reaguar kryeministrit të Kosov...