SHBA i ofron Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë të 2.5 miliardë dollarëve

Autori: Gazeta inFokus
08:25 | 20 January 2023
Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar ndihmën e re ushtarake për Ukrainën në vlerë të 2.5 miliardë dollarëve.
Aty përfshihen qindra pajisje të armatosura dhe ndihmë shtesë për sistemin ajror të Ukrainës.
Në ndihmën e fundit përfshihen 59 pajisje luftarake Bradley dhe 90 transportues të blinduar Stryker, ka thënë Departamenti amerikan i Mbrojtjes.
Në ndihmën e fundit përfshihen edhe sistemet raketore HIMARS, sistemet për mbrojtje ajrore Avenger, mijëra predha të artilerisë dhe 2.000 raketa, ka thënë mes tjerash Departamenti i Mbrojtjes.
Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 27 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën, prej kur Moska ka nisur luftën në shkurt të vitit të kaluar.
Aleatët perëndimorë kanë ofruar po ashtu armë në vlerë të miliarda dollarëve për Ukrainën.
Pas shqetësimeve se forcat ruse mund të rigrupohen dhe të nisin sulm të madh në javët në vijim, Ukraina është duke kërkuar më shumë ndihmë për të luftuar pushtimin rus.
Përgjatë udhëtimit të tij në Uashington, në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka thënë Kongresit amerikan se ndihma për Ukrainën është investim në demokraci dhe nuk është bamirësi.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të tjera
-
Valë të nxehti me rekorde temperaturash në Evropë
Ndërsa Evropa përvëlohet nga vapa e verës, pjesë të Italisë dhe Francës janë ...
-
Temperaturat e larta, policia apel qytetarëve: Shmangni ndezjen e zjarreve
Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, Policia e Kosov...
-
Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik
USAID përmbyll misionin e saj historik pas gjashtë dekadash në shërbim global...
-
Anulohen dy seancat e kësaj jave ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt
U anuluan dy seancat e kësaj jave ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona A...
-
Tentativa e re e Osmanit për dalje nga ngërçi, takon sot veç e veç krerët politikë – e nis me Kurtin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të tentojë për herë të dytë të ndikoj...
-
Në gjendje të dehur ra nga ballkoni, humb jetën 48-vjeçari në Mitrovicë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Mi...
-
Temperatura të larta, parashikimi i motit për nesër
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe me temperatura të larta. ...
-
Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se rrugët që lidhin ...
-
Serbët bllokojnë rrugën Rashkë-Jarinjë, qarkullimi në kufi me Kosovën thuajse i ndaluar
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se disa qytetarë të na...
-
Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës
Më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë. Kjo...
-
Hoxhaj tha se e mbështet një koalicion me VV’në, Çitaku: Befasi deklarata e tij, qëndrim i ri
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar ditë më parë se do ta votont...
-
Putin dhe Macron zhvillojnë bisedën e parë pas gati tri vjetësh, presidenti francez bën thirrje për armëpushim në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e zhvilloi një telefonatë “të rëndësishm...