Lajme

SHBA i kthehet Kinës, e paralajmëron për pasojat nëse e përkrah Rusinë

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 17 March 2022

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Kina mban “përgjegjësi” për të përdorur ndikimin e saj ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për të ndalur luftën në Ukrainë.

Ai tha se Kina duhet ta përdorë ndikimin e saj në Moskë për të mbrojtur siç tha ai, të drejtën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha kombeve, veçanërisht atyre me ndikim të drejtpërdrejtë me Rusinë, që të përdorin çfarëdo levash që kanë për të detyruar Moskën t’i japë fund kësaj lufte të zgjedhur. Ne besojmë se Kina në veçanti ka një përgjegjësi për të përdorur ndikimin e saj me Presidentin Putin dhe mbrojë rregullat dhe parimet ndërkombëtare që ajo pretendon se i mbështet”, tha Blinken.

-Advertisement-

“Në vend të kësaj, duket se Kina po lëviz në drejtim të kundërt duke refuzuar të dënojë këtë agresion, ndërsa kërkon të portretizojë veten si një arbitër neutral. Dhe ne jemi të shqetësuar se ata po konsiderojnë të ndihmojnë drejtpërdrejt Rusinë me pajisje ushtarake për t’u përdorur në Ukrainë. Presidenti Biden do të flasë me presidentin Xi nesër dhe do t’i bëjë të qartë se Kina do të mbajë përgjegjësi për çdo veprim që ndërmerr për të mbështetur agresionin e Rusisë dhe ne nuk do të hezitojmë të vendosim kosto”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera