SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 10 January 2025
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat lidhur me ligjin që parashikon ndalimin e aplikacionit TikTok. Anëtarët e do të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë të premten, gjykatësit e së cilës kanë tani në dorë fatin e kësaj platforme.
Platforma sociale thotë se ky ligj shkel Amendamentin e Parë dhe duhet të hedhet poshtë.
Kompania ByteDance, e cila ka në pronësi TikTokun, e ka qendrën në Kinë dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara thotë se kjo paraqet një kërcënim të mundshëm të sigurisë kombëtare. Zyrtarët amerikanë thonë se autoritetet kineze mund ta detyrojnë TikTokun t’i dorëzojë asaj të dhëna të ndjeshme të një numri shumë të madh të amerikanëve që e përdorin këtë platformë apo mund të ndikojë në shpërndarjen e informacionit në këtë platformë.
Një gjykatë e apelit la në fuqi ligjin, i cili ndalon TikTokun nëse nuk shitet.
Ligji hyn në fuqi më 19 janar, një ditë para fillimit të mandatit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili ka 14.7 milionë ndjekës në këtë platformë. Udhëheqësi republikan thotë se ai dëshiron “ta shpëtojë TikTokun”.
Disa nga çështjet kryesore që lidhen me këtë rast:
A është ndaluar TikToku?
Tani për tani jo, por aplikacioni ku postohen video të shkurtra të përdoruesve që ndahen me publikun, mund të ndalohet brenda më pak se dy javëve nëse Gjykata e Lartë e lë ligjin në fuqi.
Kongresi e miratoi ligjin me përkrahjen e dy partive dhe Presidenti demokrat Joe Biden, e nënshkroi atë në muajin prill.
Avokatët e TikTokut sfiduan ligjin në gjykatë, ku u shoqëruan me përdoruesit e aplikacionit dhe krijuesit e përmbajtjes, të cilët thonë se ndalesa e platformës do të përmbyste jetesën e tyre. Përfaqësuesit e TikTok-ut thonë se shqetësimet për sigurinë kombëtare bazohen në informacion të pasaktë dhe hipotetik.
Por një trupë gjyqësore i apelit, i përbërë nga gjykatësit e emëruar nga presidentët republikanë dhe demokratë, vendosi unanimisht që ta lë ligjin në fuqi.
Kur e merr vendimin Gjykata e Lartë?
Anëtarët e Gjykatës së Lartë do ta marrin vendimin pas argumenteve të premten, një vendim i shpejtë bazuar në standardet e gjykatës.
Gjykata e cila është e përbërë nga një shumicë konservatore mund të japë shenja se nga cili drejtim po anon gjatë shpalosjes së argumenteve verbale.
Avokatët e TikTokut nxitën anëtarët e Gjykatës së Lartë të ndërhyjnë para se ligji të hyjë në fuqi, duke thënë se një ndërprerje qoftë edhe njëmujore e aplikacionit do të ndikonte në humbjen e rreth një të tretës së përdoruesve të saj amerikanë në ditë dhe do të dëmtonte të ardhurat nga reklamat.
Gjykata mund ta bllokojë hyrjen e ligjit në fuqi edhe para se ta shpallë vendimin e saj përfundimtar, nëse të paktën pesë nga nëntë gjykatës mendojnë se ai është në kundërshtim me kushtetutën.
Çfarë ka deklaruar Presidenti i zgjedhur Trump për këtë çështje?
Ligji hyn në fuqi më 19 janar, një ditë para se zoti Trump të fillojë mandatin e tij si president.
Ai bëri një hap të pazakontë duke dorëzuar dokumente gjyqësore përmes të cilave kërkoi nga Gjykata e Lartë ta ngrinte ligjin në mënyrë që ai të negociojë një marrëveshje për shitjen e TikTokut pasi të ketë filluar detyrën. Qëndrimi i tij është shembulli i fundit se si ai po përfshihet në çështjet kombëtare para se të fillojë mandatin. Qëndrimi i tij po ashtu ka ndryshuar që nga mandati i tij i kaluar presidencial, kur dëshironte ta ndalonte atë.
Kompania ByteDance, që e ka në pronësi TikTokun, në të kaluarën ka thënë se nuk ka plane për ta shitur platformën. Zoti Trump është takuar me drejtorin ekzekutiv të TikTokut Shou Zi Chew në pronën e tij në Mar-a-lago, në Floridë, muajin e kaluar.
Kush tjetër është përfshirë në debat?
Grupet që angazhohen për lirinë e shprehjes, siç është ACLU dhe Fondacioni për Frontin Elektronik, po nxisin gjykatën të bllokojë ligjin, duke thënë se qeveria nuk ka dhënë prova të qenësishme për dëmin që shkakton TikTok-u dhe se ndalesa do të shkaktonte “probleme të jashtëzakonshme” në jetën e amerikanëve.
Në anën tjetër, Senatori Mitch McConnell, ish udhëheqësi republikan në Senat dhe një grup prej 22 shtetesh kanë dorëzuar shkresa në përkrahje të ndalimit, duke argumentuar se ligji mbron lirinë e shprehjes duke ruajtur të dhënat e amerikanëve dhe duke parandaluar manipulimin e mundshëm të informacioneve që gjenden në këtë platformë nga autoritetet kineze./VOA/
Të tjera
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...
-
PDK hapë zyrtarisht fushatën nesër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë
Partia Demokratike e Kosovës hapë zyrtarisht fushatën për Zgjedhjet e Përgjit...
-
Thyhet kutia e emergjencës në BBVA, ja çka shkruhet në të
Kutia e tretë e emergjencës është thyer në shtëpinë e Big Brother Albania VIP...
-
Komandanti i ushtrisë, Joseph Aoun zgjidhet president i Libanit
Parlamenti i Libanit votoi të enjten për të zgjedhur komandantin e ushtrisë, ...
-
PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën ...
-
Policit hetues Idriz Gashi i vazhdohet suspendimi
Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimi...
-
Dy tërmete brenda pak minutave godasin Greqinë
Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave ...
-
Parashikimi i motit për fundjave
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra, i njëjti fat na pret edhe nga Britania
Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja ...
-
Presidenca jep tender për motor të ri të veturës Toyota
Presidenca ka dhënë një tender për furnizim dhe montim të motorit për automje...
-
Këṛcënohet kryeministri Albin Kurti, arrestohet një qytetar serb në veri
Burime brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë konfirmuar se një qytet...