SHBA drejt dërgimit të raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus
08:27 | 12 September 2023
Sipas katër zyrtarëve amerikanë, administrata e Presidentit Biden thuhet se po shqyrton furnizimin e Ukrainës me raketa me rreze më të gjatë veprimi, të mbushura me bomba thërrmuese dhe që mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme më thellë në territorin e pushtuar nga Rusia.
Agjencia e lajmeve Reuters njofton se shkak për ndryshimin e qëndrimit është suksesi i muajve të fundit nga përdorimi i predhave thërrmuese të artilerisë.
Uashingtoni po shqyrton dërgimin në Ukrainë të Sistemeve të Raketave Taktike të Ushtrisë (ATACMS) që mund të fluturojnë deri në 306 kilometra dhe të Sistemeve të Raketave të Udhëzuara të Shumëfishta (GMLRS) që kanë një rreze prej 72 kilometrash dhe janë të mbushura me bomba thërrmuese.
Sistemi i raketave GMLRS do të jetë në gjendje të shpërndajë deri në 404 bomba thërrmuese. Prej disa muajsh Ukraina ka pasur në arsenalin e saj një variant të sistemit GMLRS.
Administrata e Presidentit Biden prej muajsh po mendon lidhur me furnizimin e Ukrainës me sistemet ATACMS, nga droja se dërgesa do të shihej si një veprim tepër agresiv kundër Rusisë.
Ndërsa kundërsulmi i Ukrainës ndaj agresorit rus tregon shenja përparimi, Uashingtoni është i prirur që ta përforcojë ushtrinë ukrainase në një moment jetik, thanë dy burime për agjencinë e lajmeve Reuters.
Zbulimi ushtarak i Kievit tha të hënën se forcat ukrainase kishin rimarrë kontrollin e disa platformave detare për shpimin e gazit dhe naftës pranë Krimesë.Në një postim në rrjetin Telegram thuhet se operacioni përfshinte forca speciale ukrainase në varka që dëmtuan një avion luftarak rus Su-30 dhe kapën municione helikopterësh dhe pajisje radarësh.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se Rusia i kishte pushtuar platformat që nga viti 2015 dhe i kishte përdorur ato për qëllime ushtarake./VOA

Të tjera
-
I nënshtrohet operimit 24-vjeçari që u rrëzua nga skelet në Mamushë
Një 24-vjeçar është lënduar sot në Mamushë, pasi ra nga skelet gjatë kohës sa...
-
“Atij i pëlqejnë burrat”, banori i FermaVip tronditet nga letra e gruas
Një tjetër histori tronditëse dhe dramatike është treguar këtë të hënë në spe...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira të pa...
-
Punëtori bie nga skela gjatë punës në Mamushë – dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në komunën e Mamushës, ...
-
Gruda: Edhe nëse Hamza bëhet kryeministër, nuk e votoj Haxhiun nën diktat
Ngërçi politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, është tema që u zhvill...
-
Policia jep detaje mbi zhdukjen e 54-vjeçares, kërkimi vijojnë edhe me dron
Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha se 54-vjeçarja e...
-
Rama i çon një porosi Hajrulla Çekut, pak para mesnatës
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ministrit Hajru...
-
Sondazhi i ABC News për zgjedhjet në Shqipëri: PS merr 51.1% të votave në rang kombëtar, PD 36.8%
“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, “A...
-
Eektrosever: Rritja 16,1% e çmimit të rrymës s’vlen për Veriun, s’planifikojmë shtrenjtim për konsumatorët tanë
Kompania “Elektrosever” ka thënë për mediumin “KoSSev”se rritja e çmimit të e...
-
Vërshimet në Pejë, Nikçi: Pritet zgjidhje këtë vit
Pas reshjeve të mëdha të shiut që goditën Pejën gjatë pasdites së djeshme, di...
-
Hasani për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje: S’ka logjikë, rezultatin e dimë të gjithë
48-orshi i përsëritur tash e shtatë herë po jep verdikte të ndryshme se si mu...
-
Spanjë/ Shpallet gjendja e emergjencës pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike
Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur sot gjendjen e emergjencës, pasi ...