SHBA dhe Shqipëria paraqesin në KS projekt-rezolutë që dënon Rusinë
Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 25 February 2022
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë të premten mbi një projekt-rezolutë që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e trupave ruse, një masë që gjithsesi nuk ka gjasa të miratohet për shkak të vetos së Moskës, thanë burimet diplomatike.
Projekt-rezoluta e ashpër, e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, mbështetet tek neni i shtatë i Kartës së OKB-së, që parashikon “veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore” për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Por ajo nuk ka të ngjarë të miratohet për shkak të së drejtës së vetos së Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit, thanë diplomatët.
Gjithsesi një zyrtar amerikan që nuk deshi të identifikohej tha se nga këndvështrimi i Uashingtonit, përdorimi i pritshëm i vetos nga ana e Moskës do të tregonte “izolimin” e Rusisë.
Zëvendës ambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit për muajin shkurt, konfirmoi për AFP-në se votimi do të mbahet të premten.
Një votim për një dokument të ngjashëm pritet të pasojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku rezolutat nuk janë detyruese dhe ku 193 anëtarët e saj nuk kanë të drejtën e vetos.
Sipas projekt-rezolutës, të parë nga agjencia AFP, Këshilli i Sigurimit do të dënojë “me termat më të ashpra agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës në kundërshtim me nenin 2, paragrafin 4 të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, sipas së cilit asnjë nga shtetet anëtare nuk duhet të sulmojë vendet e tjera.
Nëse miratohet, projekt-rezoluta do t’i kërkonte gjithashtu Rusisë që “të ndërpresë menjëherë përdorimin e forcës kundër Ukrainës” dhe “të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës t’i kthente brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, një anëtare jo e përhershme e këshillit, shpresojnë të mbledhin sa më shumë vota pro midis 15 vendeve anëtare, sipas diplomatëve.
Në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, një projekt-rezolutë që dënonte Moskën mori 13 vota pro. Kina abstenoi ndërsa Rusia ushtroi të drejtën e vetos.
Dokumenti u dërgua më pas në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku mori 100 vota pro. Njëmbëdhjetë vende votuan kundër, 58 abstenuan, ndërsa pjesa tjetër e anëtarëve nuk morën pjesë në votim.(VOA).
Të tjera
-
Kronologjia e mạsakrës në Cetinje me 12 të vrarë, policia thotë se u informua gabimisht për lokacionin
Drejtori i Policisë në Malin e Zi, Llazar Shqepanoviq tha se Aco Martinoviq, ...
-
“Ndërprerje rryme çdo ditë deri në shtatë orë” – Revoltohen banorët e Livoçit
Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur par...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diel...
-
44 vjeçari në Prizren goditet në krahëror me thịkë nga një 18 vjeçar, policia jep detaje
Një person është goditur me thikë në krahëror, pas një mosmarrëveshjeje që pa...
-
Krasniqi: Vetëvendosje do që institucionet të veprojnë sipas nevojave politike të partisë
Lëvizja Vetëvendosje, bëri të ditur se sot ka dorëzuar, përmes postës, ankes...
-
Fëmija u gjet në rrugë, tre viktima u nxorrën nga vetura, Policia në kërkim të trupit të katërt pasi automjeti ra në lum
Është nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe e...
-
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor nga lumi
Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat n...
-
Aksident i rëndë: Vetura bie në Vardar, kalimtarët gjejnë në rrugë fëmijën 5 vjeçar, katër familjarë ende të zhdukur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një vetura ka rënë në lum...
-
Dyshohet se babai ka vrarë djalin në Tetovë
Në Tetovë, dyshohet se babai vret djalin e vet. Ngjarja ka ndodhur lagjen Bll...
-
Ky është ushtari amerikan që vdiq në shpërthimin e Teslas
Personi që autoritetet amerikane besojnë se vdiq në Tesla Cybertruck që shpër...
-
“Vazhdojmë të zbatojmë mandatin” – KFOR-i kryen një trajnim të rëndësishëm në Boondsteel
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Publikohen çmimet e biletave për të gjitha linjat e Tafikut Urban
Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transpor...