Lajme

ShBA dhe aleatët kërkojnë të dëbojnë Rusinë nga G20

Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 23 March 2022

ShBA dhe vendet e tjera perëndimore po shqyrtojnë një lëvizje për të përjashtuar potencialisht Rusinë nga G20, raporto Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Agjencia e lajmeve thotë se Polonia të martën u kishte sugjeruar zyrtarëve amerikanë që të zëvendësonte Rusinë në grup dhe se ata morën një “përgjigje pozitive”.

G20 është një grupim i ekonomive më të mëdha në botë, i cili synon të koordinojë veprimet për çështjet që prekin ekonominë globale, duke përfshirë ndryshimet klimatike dhe zhvillimin.

-Advertisement-

Një shtytje e tillë do t’i shtonte sanksionet ekzistuese ekonomike kundër Rusisë nga Perëndimi. Por ka të ngjarë të vihet veto edhe nga vende të tjera kyçe të G20, përfshirë Kinën, Indinë dhe Arabinë Saudite, sugjerojnë analistët.

Si rezultat, disa parashikojnë se aleatët perëndimorë të G7 mund të bojkotojnë takimet e G20 këtë vit, diçka për të cilën Indonezia, kryesuesja aktuale e klubit, thuhet se është paralajmëruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera