Sport

Shaqiri i disponon shqiptarët me këtë postim në gjuhën shqipe

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 28 December 2018

Xherdan Shaqiri është protagonisti kryesor në futbollin anglez.

Mesfushori me tipare sulmuese pas një viti zhgënjyes te Stoke City dhe i mbërthyer me kritika, është rikthyer në formën më të mirë te Liverpool që drejtohet nga Jurgen Klopp.

27 vjeçari që shënoi gol të bukur në fitoren 4:0 të Liverpool ndaj Newcastle United, ka publikuar një fotografi interesante në Instagram.

-Advertisement-

Asaj fotografi, Shaqiri i ka vendosur një mbishkrim me shaka se gjoja ky është çaji i 160-të që ka pirë.

Këtë formë të mirë dhe sens të shakasë urojmë që Shaqiri ta ketë edhe të shtunën kur Liverpool pret në ‘Anfield Road’ Arsenalin për të zhvilluar derbin e javës në Premierligë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera