Shala publikon zyrtarët që po mbajnë “detyra jofunksionale”
Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 18 September 2024
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka deklaruar se të gjitha funksionet me ushtrues detyre, që nga sot janë jofunksionale.
Përmes një postimi në Facebook, Shala ka thënë se këtë e konfirmon edhe ligji për zyrtarët publik, i cili ka hyrë në fuqi tash e një vit.
Madje sipas Shalës, Qeveria aktuale është duke punuar jashtëligjshëm, megjithatë, ka vlerësuar që vendimet e saj tanimë janë të pavlefshme.
“Funksionet me Ushtrues Detyre – Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Kjo Ministri, por jo e vetmja, nga sot praktikisht ka dhjetra sektorë dhe departamente, pozita drejtorësh e agjencionesh, që janë jo funksionale. Çdo vendimmarrje brenda këtyre institucioneve që mbajnë pozita “ushtrues detyre”, përkatësisht zëvendësues, nga sot janë krejt të paligjshme, sepse këtë e thotë Ligji NR.08/L-197 Për Zyrtarët Publik, Kapitulli III, Neni 35, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi tash e një vit.
Është e habitshme se si një Qeveri e tërë punon jashtligjshëm, e vendimet e kësaj Qeverie nga sot për të gjitha pozitat e lartcekura, janë të pavlefshme”, ka shkruar Shala.
Teksa më poshtë, deputeti ka radhitur disa emra të cilët janë “ushtrues detyre” në Qeveri:
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, ushtrues detyre
Drejtori i Agjencisë së Mjedisit, ushtrues detyre
Drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, ushtrues detyre
Drejtori i Departamentit të Mjedisit, ushtrues detyre
Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ushtrues detyre
Drejtori i Departamentit për Integrime Evropiane, ushtrues detyre
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...