Fokus

Shala për vendimin e Manastirit: Një ndër vendimet më të liga që ka bërë ndonjëherë një kryeministër i Kosovës, Kurti ra në atë moçal tradhëtish që e përgatiti vet

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 13 March 2024

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë tregoi se i ka dhënë përfundimisht pronat përreth, Manastirit të Deçanit, duke i kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën e Manastirit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Gazeta Infokus.

E ky vendim i ekzekutivit ka shkaktuar reagim të madh në opinion, duke ia kujtuar kryeministrit Kurti se ai “i ka hëngër fjalët e veta” rreth kësaj çështje.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala në një prononcim për Gazetën Infokus tha se ky është njëri ndër vendimet më të liga që ka bërë ndonjëherë ndonjë kryeministër i Kosovës.

-Advertisement-

“Vendimi i fundit i kryeministrit të them të drejtën është një ndër vendimet më të ligat më të ulëtat në amoralet politike dhe njerëzore në raport me ato se qka ka proreklamuar me atë se çka ka ofruar deri më tani qytetarëve. Një vendim jashtëzakonisht dëshpërues dhe thashë i ulët ndër më të ulëtat që mund të i shof nga një kryeministër i shtetit tonë”, ka deklaruar Shala për Infokus.

Ndryshe ai ka shtuar se mënyra se si ka ardhur në pushtet e deri tek tradhëtia që i’u ka bërë subjekteve të tjera politike, praktikisht në atë moçal tradhëtish ka ra edhe vetë Kurti.

“Mënyra e ardhjes në pushtet mënyra e propagandës që ka bërë për të njëjtin vendim të gjykatës mënyra e mbijetesës politike  mbi këto kauza të rrejshme mënyra e veprimit dhe linqimit që ju ka bë të gjitha subjekteve politike liderëve të caktuar në lidhje me këtë qeshtje deri në ekstremet më të mëdha duke i quajtur edhe tradhëtar tashmë të njëjtin atakt që e përgatiti vet të njëjtin moçal tradhëtish praktikisht ka ra”, ka shtuar Shala për Infokus.

Ndryshe kujtojmë që këtë vendim tashmë të marrë nga kryeministri Kurti për pronat e Manastirit të Deçanit ai vetë e kishte kundërshtuar fuqishëm ku thoshte se një vendim i tillë kishte kuptimin e një qeverisjeje pa Vetëvendosje./Gazeta Infokus/

“Ky është dallimi i pavarësisë pa Vetëvendosjen”: Si e kundështonte fuqishëm Albin Kurti vendimin për pronat në Manastirin e Deçanit

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera