Shala (PDK): Kosova ka karton të kuq nga Traktati i Komunitetit të Energjisë
Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 07 December 2021
Kryetari i Komisionit parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka kritikuar ministren Artane Rizvanolli që nuk ka raportuar për progresin e arritur në Planin Kombëtar i Veprimit të Energjisë për periudhën 2019-2021, shkruan Gazeta Infokus.
Për shkak të këtij mosraportimi, sipas tij, Kosova tashmë ka karton të kuq nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.
Në vijim, shkrimi i plotë i Shalës: Plani Kombëtar i Veprimit për Efiçencë të Energjisë dhe Raporti Vjetor i Progresit Bazuar në ligjin nr. 06/L-079 për Efiçencë të Energjisë, Neni 5.
Në baza vjetore, deri më 30 qershor të çdo viti, Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (AKEE) përgatit raportin e progresit, mbi përparimin në raportimin e caqeve vjetore të efiçiencës së energjisë, në pajtim me aktin nënligjor të përcaktuar në paragrafin 1.13 të nenit 42 të këtij ligji.
Platforma e monitorimit dhe verifikimit (PMV) do të përdoret kur është e mundur, në llogaritjen e kursimeve të energjisë dhe raportimin mbi masat e
Planit Kombëtar të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE).
Raporti i dorëzohet Qeverisë dhe Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Edhe pse është hartuar raporti për më shumë se tre muaj, ai ende vazhdon të qëndroj në zyre të Ministres znj.Rizvanolli.
Ky dokument është hartuar nga donatori, ku edhe përballë donatorit që ka hartuar dokumentin Ministrja del të jetë e pa përgjegjshme.
Në linkun e mëposhtëm, shihet se Kosova ende nuk ka raportuar në vitin 2021, për progresin e arritur në në Planin Kombëtar i Veprimit të Energjisë për periudhën 2019-2021:
https://www.energy-community.org/…/Kosovo/reporting.html
Raportimi është obligim për Kosovën si palë kontraktuale e Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe gjithashtu edhe obligim ligjor.
Tani Kosova, ka karton të kuq nga Traktati i Komunitetit të Energjisë për mos raportim.
Nga mos raportimi, Kosova rrezikon miliona euro për Efiçencë të Energjisë nga Bashkimi Europian, gjithashtu i ndalohet edhe aplikimi në burime të ndryshme financiare (grante). /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...