Lajme

Shala kritikon vendimin e Kurtit: Kur shteti të harron, poshtërimi vjen në formë të Halil Kastratit

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 01 September 2024

Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që i jep në shfrytëzim për një periudhë prej 99 vitesh një pronë humanistit Halil Kastrati. Kritika për këtë vendim ka shprehur anëtari i PSD-së, Azdren Shala.

Përmes një reagimi në Facebook, Shala thotë se shteti ka degraduar, derisa thekson se vendin e politikave sociale e zënë aksionet humanitare.

As me perfytyrue nuk kam mund qe shteti degradon deri ne kete pike. Halil Kastrati eshte pika ku ka arrite shteti jone qe e udheheq Albin Kurti. I fal haktare me toke per me krijue strehimore. Fati i atyre qe kane nevoje per doren e shtetit mbetet brenda limitive te meshires se Halil Kastratit. Hajde politike hajde! Hajde e majte hajde!

-Advertisement-

Vendin e politikave sociale e zene aksionet humanitare. Per me teper qe, Halil Kastrati eshte versioni i kundert i filantropise dhe humanizmit. Ai e jep ndihmen me kusht. E kushti eshte me u bo pak aktor i mjerimit para kamerave. Ata te cilet e marrin ndihmen ashtu, poshterohen. Halili qe i jep ndihmat i ben reklame vetes. Ky nuk eshte as definicioni i bamiresise. Madje eshte ne kundershtim edhe me librat e shenjte – aty ku Halili e ka referencen”, thotë ai.

Sipas Shalës, “Kurti po i rrënon krejt ato që janë ndërtuar me gjakë, sakrificë e vetëmohim”.

“Po flasim per bamiresi e humanizem, praktika keto parashtetore, e jo per politika sociale e te mireqenies. Nuk po flasim per to se shteti ka shkue per lesh, eshte dorezue para fenomenit Halil Kastrati. E ky dorezim eshte kthim mbrapa, ne vitet 90’ta kur nuk kemi pas shtet, e buke na ka ngi Shoqata Nene Tereza

E do burra kane vdek per me u shkeput prej atij stadi kur halli i qytetareve ka qene ceshtje e “filantropeve” si Halil Kastrati. Kane vdek qe shteti me qene zgjidhja e halleve. E Kurti po e rrenon krejt ato qe e kemi ndertue ne gjak, sakrifice e vetmohim. Kur shteti te harron, posherimi vjen edhe ne forme te Halil Kastratit”, shkruan më tej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera