Lajme

Shala: Disa deputetë të pushtetit kanë qëndrim tjetër nga partia

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 17 May 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, njëherit nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, ka thënë se projektligjet nuk po kalojnë për shkak që mazhoranca s’po i bind as deputetët e vet për të votuar.

“Mendoj që shumica nuk po arrin t’i bind deputetët e saj që të votojnë ligjet për të cilat po pyesni ju”, ka thënë Shala.

Sipas tij, duket që disa deputetë kanë qëndrim ndryshe nga partia, për disa projektligje.

-Advertisement-

“Duket që një pjesë e deputetëve të shumicës ka qëndrim tjetër lidhur me një numër ligjesh”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera