Lajme

Shaip Muja kërkon largimin e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 04 May 2017

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po e maskon situatën ekonomike dhe energjetike në Kosovë.

Sipas tij, Kosova është në kolaps energjetik dhe se kjo do të vërehet më së shumti në vitin 2018.

Muja ka thënë se edhe gjendja ekonomike është vazhdimisht me parametra fiktiv.

-Advertisement-

“Gjendja ekonomike është vazhdimisht me parametra fiktiv dhe këtë tregon situata ekonomike në popullatë. Ne nuk e kemi marrë Kosovën në pronësi që të mburremi. Nëse nuk jemi të aftë ne duhet të lëvizim nga poste dhe sovrani të vendos se kush është i aftë”, ka thënë Muja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera