Ekonomi

Shabani nuk i kthenë mysafirët duarthatë

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 03 May 2018

Kushdo që e viziton kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabanin nuk do të dalë duarthatë. Për mysafirët që vijnë në zyrën e tij,  ai do të ndajë shpërblime. Vetëm për këtë qëllim, kjo komunë ka ndarë afër 800 euro.

Komuna e Dragashit ka shpallur tender në vlerë prej 780 eurove për furnizim me shpërblime për nder të mysafirëvë në zyrën e kryetarit. Në këto shpërblime përfshihen pllaka me mbishkrime dhe llogo të Komunës, Qese me mbishkrime dhe llogo të Komunës, shkruan Infokusi.com.

Kështu ka bërë të ditur vet komuna përmes një njoftimi që ka publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

-Advertisement-

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se për këtë tender kanë ofertuar tri kompania, ndërsa tenderin e ka fituar kompania N.G.L.‘’Agon-Graf‘”.

Kontrata është nënshkruar më 30 prill 2018, ndërsa do të zgjasë deri më 7 maj të po këtij viti./Infokusi

 

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy