Sevdalit e Evropës
Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 08 May 2018
Kosova është thuajse shteti i vetëm në kontinentin Evropian që pushon me 9 maj, për Ditën e Evropës.
Asnjëri nga shtete që e themeluan Bashkimin Evropian nuk e feston këtë ditë, përveç qytetarëve të shtetit që nuk kanë të drejtë as të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.
Madje kjo është e rregulluar edhe me ligjin nr. 03/L-064, për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, përkundër krejt premtimeve të ligjvënësve që do ta heqin këtë ditë nga kalendari i pushimeve, shkruan Infokusi.
Për vite me radhë qeveritarë të shtetit më të varfër në Evropë, me 9 maj organizojnë aktivitete festive, pavarësisht se nga BE-ja çdo vit u dëshmohet se janë larg të të qenit evropian.
Kosova vazhdon të ketë papunësinë më të lartë, shkallën më të lartë të varfërisë, shkallën ndër më të lartat të analfabetizmit funksional, si dhe shkallën e lartë të korrupsionit e të krimit të organizuar, shkruan Infokusi.
Por, pavarësisht kësaj, Kosova tashmë ka filluar zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit që është marrëveshja e parë kontraktuale e Kosovës me Bashkimin Evropian. Ndërkaq, është në pritje për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian me shpresë që pas disa muajsh, kosovarët, të vetmit të izoluar në ballkan, do të mund të lëvizin pa viza në shtetet evropiane të zonës Shengen.
Çfarë është dita e Evropës?
Dita e Evropës zanafillën e ka te 9 maji i vitit 1950, kur ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të thëngjillit dhe çelikut, si detyrim për ruajtjen e marrëdhënieve paqësore mes vendeve.
Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra-tjetrën. Si rezultat i këtij propozimi një vit më vonë u krijua Bashkimi Evropian, ndërsa në Samitin e Milanos të mbajtur më 1985 udhëheqësit e Bashkimit Evropian vendosën që 9 Maji të festohej si Dita e Evropës.
Dita e Evropës bashkë me himnin, flamurin, moton dhe monedhën e përbashkët- euron janë simbolet identifikuese të Bashkimit Evropian./Infokusi/
Të tjera
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...
-
Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtin...
-
Fahrije Hoti e demanton Faton Pecin që tha se ajo ishte paditur nga Memli Krasniqi sa ishte ministër i Bujqësisë
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, ka demantuar ministrin e Bujq...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në ras...
-
Homologët parlamentarë mbajnë takim bilateral
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zy...
-
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Halil Qadraku është dëshmitari i ri i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dë...
-
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes n...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në...