Sesioni vjeshtor i Kuvendit me probleme të vjetra
Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 11 September 2023
Partitë opozitare kanë vendosur që të mos votojnë asnjë projektligj e as marrëveshje ndërkombëtare në sesionin vjeshtor, që nisë nga kjo e enjte. Kjo sipas deputetëve të PDK-së, për keqqeverisjen e nga skandalet që kanë ndodhur. Derisa nga AAK-ja kanë thënë se nuk do të ketë asnjë hap, pa koordinim me opozitën. Monitoruesit e Kuvendit thonë se sesioni vjeshtorë do të jetë i mbingarkuar pasi nis me pika të trashëguara nga sesioni i kaluar.
Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, për sesionin e ri, atë vjeshtor është planifikuar të mbahet këtë të enjte.
Por të gjitha pikat që janë të parapara për këtë seancë pas pushimeve të deputetëve janë të sesionit të kaluar.
Monitoruesit e Kuvendit thonë se ky sesion do të nisë i ngarkuar, derisa shtojnë se ka marrëveshje e projektligje të rëndësishme që duhet patjetër të miratohen.
Naim Jakaj, Hulumtues në IKD ka thënë se “sesioni i Kuvendit po fillon me një seancë të papërfunduar nga sesioni i kaluar pra me 24 pika përreth dhe po fillon ky sesion i ngarkuar me afërsisht 58 apo 63 projektligje të cilët presin e që janë në procedurë të shqyrtimit dhe miratimit, nga ana e deputetëve të Kuvendit, në mesin e disa projektligjeve që janë vonuar janë disa marrëveshje ndërkombëtare njëra ndër to është edhe një marrëveshje që ua mundëson dhjetëra studentëve kosovar të marrin bursa për në shtetin e Francës, kjo marrëveshje duhet të votohet sa më shpejtë.”
Deputetët e opozitës nuk duken shumë premtues në bashkëpunimin me deputetët e partisë në pushtet.
Hisen Berisha, nga Partia Demokratike thotë se kanë vendosur që asnjë projektligj e asnjë marrëveshje të mos e votojnë, për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë.
Hisen Berisha, Deputet PDK ka potencuar se “Ne kemi vendosur moratorium me qëllim të ndaljes së kësaj qeverie, nga keqqeverisja nga dëmet që po i bëhen vendit dhe besoj që në programin tonë për ditët në vazhdim do të jetë evidentimi dhe vënia në pah e të gjitha keqqeverisjet që vijnë, nga keqpërdorimi i buxhetit, aferat, qoftë në dëmet politike që tashmë po bëhen.”
Derisa, Pal Lekaj nga AAK, thotë se qeveria duhet të ketë diskutim e koordinim me opozitës, përndryshe nuk do të votojnë asgjë.
Pal Lekaj, deputet nga AAK ka potencuar se “Meqë qeveria nuk ka treguar gatishmëri që të bashkëpunoj me opozitën, që ka shpërfillur të gjitha kërkesat tona, ne në këtë sesion mendojmë që nuk do të votojmë ligje pa ndonjë koordinim paraprak, pa një marrëveshje dhe kështu i mbetet qeverisë që të përgatis ligjet që ti bie në Kuvend, por në ato raste të koordinohet me ne, përndryshe ne nuk do votojmë ligje shkel e shko.”
Veprimet e paralajmëruara nga ana e deputetëve të partive opozitare, sipas Artan Abrashit deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, janë të palogjikshme, derisa shton se sesioni i kaluar është ndër më të suksesshmit për nga efikasiteti dhe puna e bërë.
Artan Abrashi nga LVV, ka theksuar se “Projektligjet janë të Kosovës, ato vinë sipas një rendi të përcaktuar rregullores së punës së Kuvendit, edhe sipas ligjeve në fuqi, paraprakisht opozita është pjesë e kryesisë së Kuvendit, e cila edhe bënë rendin edhe përcakton se çka duhet të shkojë në votim, është e paarsyeshme me thënë se nuk ka pasur koordinim, kur ndoshta janë pikërisht ata opozitar që marrin pjesë, në ato mbledhje e përcaktojnë rendin e ditës, unë mendoj se është thjeshtë një arsyetim koti për një bojkot opozitar që po ndodh në Kuvend.”
Sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës, është përmbyllur me 44 ligje të miratuara, derisa në po këtë sesion në njërën nga seancat debati kishte eskaluar në përleshje fizike./RTV Dukagjini
Të tjera
-
Osmani takohet me ambasadorin britanik: Të rritet bashkëpunimi strategjik, si hap drejt anëtarësimit të Kosovës në NATO
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasad...
-
Zviceranët ende përdorin në masë të madhe paratë “cash”
Dihet mirë se shumica e njerëzve në Zvicër ende mbështeten në para në dorë, n...
-
Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Gjilan
Janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje dje në Gjilan Sipas poli...
-
Zgjedhja e kryetarit Besnik Berisha: Prokuroria Themelore konfirmon se po e shqyrton rastin për vepër penale
Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka konfirmuar se po e shqyrton nëse ka el...
-
Mergim Lushtaku: Edhe Shtimja i bashkëngjitet fuqishëm misionit “MaMirë”, me Bedri Hamzën kryeministër
Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 100, Mergim Lushtaku, ka vizituar s...
-
Musliu falënderon gratë e Skenderajt: Përkrahja e tyre është forca ime e vërtetë, do të jem zëri i tyre dhe i çdo gruaje sepse të jesh grua shqiptare është krenari, heroizëm, sakrificë dhe nder
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numër 12 nga Partia Demokratik e ...
-
Donald Trump dhe Kosova
Nga sot merr detyrën presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump...
-
Votat e diasporës në rrezik, KQZ ia jep kontratën me çmim dyfish më të lartë kompanisë që i humbi për një kohë të gjatë pasaportat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që ta shpërblejë me tender kompani...
-
Osmani takohet me ambasadorin turk: Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim...
-
Këto janë ndryshimet që Trump planifikon t’i kryejë që në ditën e parë në detyrë
Donald Trump ka premtuar se do të bëjë ndryshime të mëdha në ditën e tij të p...
-
Bedri Hamza viziton veteranët e UÇK-së: E uron Gucatin për rizgjedhjen kryetar dhe i premton mbështetje veteranëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Organizatën...
-
Drejtori i Policisë në Pejë pret në takim lamtumirës, komandant Roccon
Drejtori Rajonal i Policisë në Pejё, Shaban Shala ka pritur sot në takim lamt...