Lajme

Zviceranët ende përdorin në masë të madhe paratë “cash”

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 20 January 2025

Dihet mirë se shumica e njerëzve në Zvicër ende mbështeten në para në dorë, në vend të kartës së kreditit për pagesa.

Në fakt, sipas një studimi të ri nga Universiteti i St. Gallen (HSG), 88 për qind e njerëzve të anketuar janë kundër heqjes së parave të gatshme – më shumë se 72 për qind në një anketë të mëparshme të HSG.

Arsyeja për këtë popullaritet në rritje të parave të gatshme është pasiguria gjeopolitike.

-Advertisement-

“Në kohë krize, njerëzit po grumbullojnë gjithnjë e më shumë para,” tha profesori i HSG Sven Reinecke.

Dhe të moshuarit nuk janë të vetmit që e nxisin këtë fenomen.

Studimi tregoi se megjithëse shumica e atyre që mbështeten në para (90 deri në 96 përqind) janë me të vërtetë mbi 59 vjeç, numri i entuziastëve të parave në grupmoshën 18 deri në 29 vjeç është rritur nga 69 në 82 përqind në vitet e fundit./The Local

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera