Lajme

“S’është koha për njohje nga Serbia”, Hoti: Kurti duhet t’i tregojë popullit ku e katandisën punën që ShBA bëri deklaratë

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 04 January 2023

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se Qeveria duhet t’i tregoj popullit se katandisur punën që e kanë bërë ShBA-në të deklarojnë se nuk është është koha për njohje nga Serbia, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në një postim të bërë në Facebook, Hoti pyet se çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet mes Kosovës e ShbA-së që njohja reciproke nuk është më në qendër.

“Qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në — aleatin kryesor Kosovës — të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia. Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër?!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

-Advertisement-

Në intervistën e gazetarit, Tim Judah me ambasadorin e ShbA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ky i fundit është shprehur skeptik se në këtë kohë, pas tensioneve të fundit në veri, Serbia mund ta njohë Kosovën.

“Ai më tregoi se, përderisa qëllimi i fundëm ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen”, rrëfeu Judah, duke parafrazuar dhe cituar ambasadorin Hovenier.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera