Serwer: Mirë që kompromisi çoi në zgjedhjen e Presidentes, BE t’i japë vlerësimet e veta për ligjin e Speciales
Autori: Gazeta inFokus
09:32 | 10 October 2026
Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara që synon të ndryshojë kornizën ligjore të këtij institucioni. Këto ndryshime, që erdhën pas dënimit me 81 vjet burgim për katër ish-krerët e UÇK’së në Hagë, prekin juridiksionin, dënimet dhe procedurat e Dhomave të Specializuara.
Derisa ende nuk dihet se çfarë efekti do të prodhojë në terren ky ligj i ndryshuar dhe nëse do të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, një koment të shkurtër e dha profesori i John Hopkins, Daniel Serwer, në një përgjigje për Express.
Bashkimi Europian në reagimin për miratimin e ndryshimit të ligjit, tha se ligji “bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së”.
Këtu një rekomandim ka Serwer për Unionin.
“BE-ja duhet të shqyrtojë nëse dispozitat e këtij legjislacioni janë të mjaftueshme për përmbushjen e qëllimit kryesor të Gjykatës: vënien para përgjegjësisë të personave që dyshohet se kanë kryer krimet e përmendura në raportin e [Dick] Martyt”.
I pyetur nëse ky ligj do të paraqesë pengesë për rrugën e Kosovës drejt BE’së, Serwer tha: “Është në dorën e BE-së të vendosë për kriteret e anëtarësimit, jo në dorën time apo të Kosovës. Përgjigjen duhet ta japë Brukseli”.
“Mendimi im është se legjislacioni i Kosovës synon ta sjellë Gjykatën Speciale më në përputhje me atë që përgjithësisht kuptohej se do të ishte mandati i saj kur u krijua. Problemi, natyrisht, është se Kosova nuk ka asnjë mënyrë për ta zbatuar këtë legjislacion”, shtoi ai.
Miratimi i Ligjit për Specialen në Kuvendin e Kosovës i parapriu edhe një zhvillimi tejet të rëndësishëm për vendin: Zgjedhjen e Presidentes së re dhe shmangien e zgjedhjeve të reja në gati dy vjet bllokadë institucionale të vendit.
Daljen nga ky ngërç e pa si pozitive profesori amerikan.
“Mendoj se është gjë e mirë që kompromisi ka çuar në zgjedhjen e një presidenteje me kualifikime të larta”.
Në një përgjigje për gazetën express të para tri ditëve, BE-ja potencoi mbështetjen e vazhdueshme të dhënë për punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si një institucion i pavarur gjyqësor dhe theksoi se ky institucion u themelua nga Kuvendi i Kosovës që funksionon brenda sistemit juridik të Kosovës dhe është i sanksionuar në Kushtetutën e Kosovës.
“Mandati dhe pavarësia e tyre aktuale duhet të respektohen plotësisht. Dhomat e Specializuara të Kosovës po japin drejtësi, bazuar në parimin e përgjegjësisë penale individuale. I bëjmë thirrje Kosovës që t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe përkushtimin për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, kishte thënë BE.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...































