Serwer i reagon kryeministres serbe: Nuk keni të drejtë të paguani njerëz për të destabilizuar Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 26 December 2022
Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer i ka reaguar kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, pasi kjo e fundit në një postim në Twitter kishte treguar “arsyet” pse serbët në veri po qëndrojnë në barrikada.
Serwer iu drejtua Brnabiqit duke i thënë se “askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët dhe të kryejë sulme”.
“E dashura Ana Brnabiq, askush nuk e vë në dyshim të drejtën e serbëve të Kosovës për të protestuar paqësisht, por nuk është asnjë e drejtë për të bllokuar rrugë, sulmuar policinë dhe për të rrezikuar sigurinë publike. Dhe, nuk keni të drejtë si Kryeministre e Serbisë të fusni njerëz në listë pagesash për ta destabilizuar një shtet fqinj”, ka shkruar Serwer.
Kryeministrja e Serbisë kishte reaguar ndaj deklaratës së diplomatit gjerman Wolfgang Ischinger, i cili kishte thënë se është i shqetësuar me tensionet dhe se Bashkimi Evropian duhet të marrë rol vendimtar dhe urgjent, ndërkohë që ka pyetur në postim në Twitter nëse Serbisë i është bërë me dije se nxitja e dhunës ndaj një shteti fqinj si Kosova do të bëjë të pamundur vazhdimin e procesit drejt anëtarësimit në BE.
E Brnabiq kishte treguar “arsyet” pse serbët në veri po qëndrojnë në barrikada.
“I dashur @ischinger, a e dini pse serbët po protestojnë? Lutjet e tyre: 1) Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit (nënshkruar në 2013!); 2) sundimi bazë i ligjit (të mos arrestohen sipas dëshirës dhe të mbahen peng pa pasur as kontakt me familjet e tyre). Shumë për të kërkuar? Në kundërshtim me vlerat e BE-së?”, kishte shkruar ajo.
Të tjera
-
BE-ja nuk do mosmarrëveshje tregtare me SHBA-në
Bashkimi Evropian dëshiron ta shmangë luftën tregtare me presidentin amerikan...
-
Për 24 orë, policia shqiptoi mbi 1708 gjoba në trafik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Vidhet nga një shtëpi në Prishtinë kasaforta me ạrmë e fishekë
Një person në Prishtinë ka raportuar në polici së në shtëpinë e tij në rrugën...
-
Kanọsi një person në Facebook, arrestohet i dyshuari në Lipjan
Një person në Lipjan është arrestuar pasi përmes rrjetit social Facebook ka k...
-
Katër raste të dhụnës në familje për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës ka bërë njoftuar për katër raste të dhunës në familje të ci...
-
61 shtëpi në kryeqytet po e rrezikojnë jetën e qytetarëve
Komuna e Prishtinës ka evidentuar plot 61 shtëpi në kryeqytet, 11 mure dhe nj...
-
Ish-Kryeshefja e Infermierisë kërkon masa urgjente për qentë endacakë: Jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë
Ish-kryeshefja e infermierisë në MSH, Fetie Huruglica, ka reaguar për situatë...
-
Në tri javë fushatë, mbi 400 mijë euro gjoba për partitë politike nga PZAP
Mbi 430 mijë euro janë gjobitur partitë politike prej se ka nisur fushata ele...
-
Tahiri i AAK-së paralajmëron: Kurti do të pësojë humbje me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se ...
-
AAK mban takim me biznese dhe tubim në Prishtinë
Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët – Forumi intelektual e30 – Ideal do të mba...
-
Në Speciale vazhdon procesi në rastin `Januzi dhe të tjerët`
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë do të vazhdojë seanca gj...
-
Trump: Elon Musk nuk vendos asgjë pa miratimin tim
Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, ka deklaruar se miliarderi Elon Musk nuk ...