Lajme

Serwer analizon takimin Chollet-Vuçiq: U përdor kjo shprehje diplomatike që tregon mospajtim

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 13 January 2023

Profesori amerikan, Daniel Serwer i cili ndjek dhe komenton zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti ato që ndërlidhen me dialogun Kosovë-Serbi ka komentuar takimin e djeshëm në mes të zyrtarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Serwer thotë se shprehja që ka përdorur Chollet në anglisht “good conversation” apo në shqip “bisedë e mirë”, është shprehje diplomatike për të shprehur mosjaptimin.

Sipas profesorit amerikan takimi në mes të Chollet dhe Vuçiqit s’ka qenë i ngrohtë meqë zyrtari i lartë i DASH tregon se në takim ka shprehur dëshirën e tij për raportin SHBA-Serbi.

-Advertisement-

Serwer thotë se mbase Derek Chollet ka filluar ta kuptojë që Aleksander Vucic nuk ndanë përkushtimin ndaj parimeve demokratike.

“Një “bisedë e mirë” është shprehje diplomatike për mospajtim”, ka shkruar Serwer.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera