Lajme

Sërish protestë sonte në orën 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kundër vendimit të Speciales

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 18 September 2026

Protestat në Prishtinë do të vazhdojnë edhe sonte, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit të publikuar, qytetarët janë ftuar që të mblidhen sonte, më 18 shtator, nga ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në thirrjen për protestë, e shoqëruar me moton “Jo në emrin tim!”, kjo shënohet si dita e tretë e tubimit.

-Advertisement-

Edhe gjatë protestave të mëparshme, qytetarët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të Speciales, me thirrje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta e radhës pritet të nisë sonte në orën 21:00 në qendër të kryeqytetit./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy