Seriali i Vuçiqit- sonte shpiku një sulm të policisë së Kosovës në Veri pastaj tha se ka ushtrinë gati
Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 26 December 2022
Mbrëmë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq kurdisi një video të kinse gjuajtjeve me armë në Veri dhe një aksion të heqjes së barrikadave nga Policia e Kosovës. Ndërsa, sonte ai tha se 1,500 policë të Kosovës do t’ia mësyjnë Veriut për t’i sulmuar serbët. Ndërsa, bashkë me Ministrin e Mbrojtjes pastaj shpalli gjendjen më të lartë të gatishmërisë ushtarake, siç e arsyetoi ai, për ta mbrojtur integritetin territorial dhe serbët kudo që jetojnë.
Duke folur për Tanjug-un serb, ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka thënë se nuk ka arsye për të bërë panik, por megjithatë ka diçka për t’u brengosur. E gjitha kjo duket një dramë e krijuar së brendshmi Serbisë, pa zhvillime që reale që lidhen me Kosovën dhe verun e saj.
“Si komandant suprem, Presidenti i Serbisë, ka urdhëruar sonte që Forcat e Armatosura të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë ushtarake, pra në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur”, ka thënë ai.
Sipas Vuçeviqit, kjo po bëhet për ta mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, ndonëse një kërcënim i tillë nuk është paraqitur ditëve, muajve e as viteve të fundit ndaj shtetit serb. P
Ai ka thënë se Vuçiq e ka urdhëruar gatishmërinë më të lartë ushtarake, duke e pasur në mendje atë që është duke ndodhur sonte në Kosovë, me pretendimin se Qeveria e Kosovës po përgatit një “sulm” ndaj serbëve dhe heqjen e dhunshme të barrikadave.
Edhe për këtë gjë, asnjë paralajmërim nuk është dhënë nga Qeveria e Kosovës. Në një takim me komandantin e KFOR-it sot, kryeministri Albin Kurti ka thënë se janë pajtuar që barrikadat që pengojnë lirinë e lëvizjes, duhet të hiqen, por nuk janë dhënë afate.
Vuçeviq është ankuar që askush nuk po e përmend Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se ndërkohë po mbahen të arrestuar ilegalisht qytetarë serbë. Ai ka aluduar në serbin e arrestuar, Dejan Pantiq, i dyshuar për sulme terroriste ndaj institucioneve të Kosovës.
Edhe ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka folur me tone dramatike sonte, duke shprehur gatishmëri për ndërhyrje ushtarake të Serbisë në territorin e Kosovës. Daçiq ka thënë se nëse kërcënohen qytetarët serbë dhe nëse KFOR-i nuk ndërhynë, atëherë ndërhyrjen do ta kryejë ushtria serbe.
Sa për ta bërë më të plotë serialin e kësaj nate, Vuçiq ka publikuar edhe një video në Instagram, ku flet për mbrojtjen e popullit serb.
“Pas armatosjes së shqiptarëve dhe ngritjes së gatishmërisë së tyre luftarake, do të marr të gjitha masat për të mbrojtur popullin tonë dhe për të shpëtuar Serbinë”, ka thënë ai në fund.
Ky reagim i Vuçiq vjen pas raportimeve nga media të afërta të tij, që në mënyrë të pakonfirmuar, pretenduan se Kosova ka përgatitur rreth 1,500 forca elitare për të ndërhyrë në veri.
Të tjera
-
Haradinaj fton të gjithë në Gjakovë: Bashkë për një Kosovë fituese
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ...
-
Kandidatja e LDK-së për deputete, Lendita Bekteshi viziton degën e partisë në Drenas
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lendita Bekteshi, bashkë me kand...
-
PDK thirrje qytetarëve: Bashkë, të shkruajmë kapitullin e ri të Kosovës
Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media...
-
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për grabitjen e afër 1 milion eurove dhe mbi 46 mijë dollarë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë të akuzuarit Dardan Gashi, M...
-
21 foshnja të lindura në një javë në Spitalin e Pejës
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se viti 2025 ka nisur me rezu...
-
Eksperti ligjor: S’kam qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së, përfundimet janë nga një organizatë tjetër
Dëshmitari William Goodwin gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se nuk ka qenë...
-
Bideni dhe Netanyahu diskutojnë bisedimet e armëpushimit në Gaza
Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me njoftim për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha...
-
Memli Krasniqi: Me 9 shkurt: Guxoni. Besoni. Votoni PDK 131
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka adresuar ...
-
Avokatja e Veselit kërkon që disa emra në raportin e ekspertit të jenë publik, trupi gjykues s’e aprovoi
Avokatja e Kadri Veselit, Colleen Rohan kërkoi sërish sqarim për pjesën e kon...
-
Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Shteti i BE me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë, politikanët po kërkojnë zgjidhje
Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndo...