Serbia vendos paraburgim për tre policët e arrestuar

Autori: Gazeta inFokus
14:07 | 16 June 2023
Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë – qytet në jug të Serbisë – dha urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe, më 14 qershor.
Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.
Tre policëve, B.S. R.Z. dhe M.SH., iu shqiptua të premten masa e paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë, por tash për tash nuk është e qartë kohëzgjatja e saj.
Qeveria e Kosovës pretendon se policët janë “rrëmbyer”, pasi, sipas saj, ata janë arrestuar në territorin e Kosovës.
Serbia e mohon këtë, duke thënë se ata janë arrestuar në territorin e saj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se më herët se, mesa duket, prokurori në Serbi i ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm kundër tre policëve të arrestuar, ndërsa i ka mbajtur në fuqi vetëm akuzat për posedim të paligjshëm të armëve.
Kurti i bëri komentet gjatë një adresimi në Forumin e Prespës në Strugë.
“Dua ta falënderoj Departamentin amerikan të Shtetit që kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës. Kjo është rruga përpara”, tha ai.
“Së pari, këta policë duhet të kthehen, por, në të njëjtën kohë, bashkësia ndërkombëtare duhet ta dënojë me vendosmëri dhe qartë agresionin e Serbisë në Kosovë”, shtoi Kurti.
Ai, po ashtu, tha se NATO-ja duhet ta dënojë shkeljen që, sipas tij, i bëri Serbia Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë më 1999.
Kurti: Akuzat për terrorizëm kundër tre policëve të rrëmbyer mesa duket janë hedhur poshtë

Të tjera
-
Mendimi për motin: Mundësi që prilli e maji të kenë më shumë të reshura, temperaturat mbi mesatare
Mendimi për motin – 17.03.2025 – Trendet stinore Sipas trendeve stinore, t...
-
Franca goditet nga tërmeti
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi zonën pranë qytetit francez të Nisë sonte....
-
Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha
Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ka mbërritur në aeroportin nd...
-
Bllokohet mbyllja e USAID, një gjykatës federal gjen shkelje të kushtetutës
Gjykatësi federal i SHBA-së Theodore Chuang ka vendosur që Elon Musk dhe Depa...
-
Sadiku: Qeveria s’duhet të kursejë asgjë që t’i ndihmojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Analisti Ermal Sadiku ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur të mos e kur...
-
Kurti: Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci do të kontribuojë në sigurinë e rajonit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, ...
-
Agim Veliu “kapet” me Lumir Abdixhikun: Nuk ka qare pa tregu se çka ka me mu
Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi se Lumir Abdixhiku ka diçka pe...
-
Grabitja te Albi Mall, skena si në filma
Një grabitje me armë ndodhi paraditen e djeshme, afër qendrës tregtare “Albi ...
-
Pranvera vjen të enjten, por temperaturat minimale zbresin deri në -8°C – Moti për këtë javë
Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si...
-
Ramiz Lladrovci: Pres që familja Jashari ta ngushëllojë familjen Thaçi gjatë tri ditëve të pamjes
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për “Front Online” ka folur lidhur me m...
-
Vjen reagimi i parë nga Zelensky pas dakordimit të Rusisë për armëpushim
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj telefonatës mes pre...
-
Kosova në pozicion paszgjedhor: Asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e re
Ngërçi paszgjedhor në Kosovë vazhdon, pa asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e...