Lajme

Tejkaloi veturën e policisë në vijë të plotë në rrugën Ferizaj-Kaçanik, i merret për tre muaj patentë shoferi

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 18 March 2025

Policia e Komunikacionit Rrugor ka identifikuar sot shoferin I.H (54 vjeç), i cili, gjatë udhëtimit në rrugën Ferizaj – Kaçanik, në fshatin Rakaj ka tejkaluar një veturë zyrtare të policisë në vijë të plotë.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë shoferit për 3 muaj, njofton policia.

“Policia apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut. Për çdo kundërvajtje, qytetarët mund të njoftojnë policinë përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat e kujdestarisë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, apelon policia.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera