Serbia përdor ‘dialogun si formë të ‘Lùftës Hibride’ që të defunksionalizojë shtetin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 07 July 2024
Serbia përdor ‘dialogun si formë të ‘Luftës Hibride’ që të defunksionalizojë shtetin e Kosovës deri në ndarjen përfundmitare të saj. Cfar analistësh janë ata që nuk janë në gjendje ende të zbërthejnë strategjin e Sërbis në raport me Kosovën, kur bëhet fjalë për dialogun. Janë disa parime bazë që dëshmojnë kjart se Serbia ka qëllim ta dështojë dialogun me Kosovën:
1. Serbia në kushtetutën e saj ende konsideron Kosovën pjesë të saj.
2. Serbia haptas dhe syrtarisht, në cdo takim ndërkombëtar, proklamon se Kosova është pjesë e Serbis.
3. Serbia zyrtarisht, në cdo instance ndërkombëtare, vazhdon ta quajë Kosovën si ‘Kosova dhe Metohia’
4. Minoriteti Serb që jetojnë në Kosovë, janë qytetar të Kosovës, dhe ata kanë përfaqësuesin e tyre që patjetër do duhej të marrin pjesë në bisedime. Beogradi duhet të jete vetëm pale vazhguese, dhe asnjëher palë vendimarrëse për qytetarët e Kosovës.
5. Ndërhyraj e Serbis në Kosovës, në cfardo forme, si pëmes sistemit bankar, juridik, arsmior, infrastrukturor etc, është cenim i integritetit dhe rendit kushtetues të Kosovës. Këtë Serbia e bënë në vazhdimësi, edhe sot.
6. Serbia gënjen haptas rreth të drejtave të Serbve në Kosovë, sepse bashkësia ndërkombëtare, respektivisht, BE është prezent në Kosovë dhe vëzhgon të drejtat e Serbeve 24/7 në 25 vitet e pasluftës. BE ka mundësi ta demantojë Serbin në cdo instancë ndërkombëtare.
7. Qytetarët që jetojnë në Kosovë janë pjesë e sistemit juridik dhe kushtetues të Kosovës, prandaj në rast se të drejtat e tyre cenohen, atëher i kanë të gjitha mjetet juridike që të mbrojnë të drejtat e tyre në Kosovë. BE është present në Kosovë dhe mund të vazhgojë cdo cenim te te drejtave të minortitetit Serb në Kosovë.
Pra janë fakte të pamohueshme që dëshmojnë se Serbia është duke ‘bler kohë’ që përmes dialogut si armë e ‘luftës hibride’ të defunksionalizoj shtetin e Kosovës. Serbia ka pretendime ekspansioniste ne Ballkan, kjo tashmë është vërtetuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Posaqërisht ndaj Kosovës, këto pretendime i ka zyrtarisht edhe në kushtetuten e saj.
Qëllimi i Serbis është që të pengoj funksionalizimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës, dhe këtë e bënë përmes, kinse duke u kujdesur për Serbët që jetojnë në Kosovë. Pra qëllimi saj është që; shteti i Kosovës të hargjoj të gjithë energjinë rreth dialogut, si dhe të pengoj ecjen e Kosovës drejtë BE-se.
Serbis i konvenon dështimi i dailogut në cdo fazë, asaj i konvenon dailogu i PAFUND, sepse përmes luftës hibride ajo është duke arritë që ta mbajë Kosovën nën tensione në vazhdimësi dhe ta dëmtojnë reputacionin e Kosovës, si në antarsimin e saj në instance nderkombëtare dhe në raport me investimet nderkombëtare. Pra Serbia do ta ‘lodhë Kosovën’ deri në shkatrrim total.
Në anën tjetër Serbia është duke pranuar fonde dhe investime marrmandëse nga BE, Kina Rusia si dhe ka arritë që të përmirësoj raportet me SHBA-në. Pra Serbia po ‘thith’ fonde nga të gjitha anët.
Kosova duhet të di se si të ballafaqohet me ‘luften hibride Serbe’, dhe të arrijë të zhvillohet dhe prosperojë, duke ruajtur intergritetin kushtetues në gjithë vendin. Natyrisht, që të arrihet kjo, duhen angazhu të gjitha potencialet dhe resourset humane si brenda ashtu edhe jasht vendit.
Të tjera
-
Nasim Haradinaj i bindur që Gjykata në Strasburg do ta trajtojë lëndën e tij kundër Speciales dhe shteteve financuese
Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ng...
-
Zvogëlohen pritjet nëpër pikat kufitare
Pritjet në pikëkalimet kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar. Sip...
-
Hoxhaj: Vetëm PDK rikthen besimin e aleatëve, Kosova ka nevojë për një marrëveshje strategjike të sigurisë me SHBA-në
Në një intervistë të fundit, Enver Hoxhaj ka theksuar se Partia Demokratike e...
-
Presidentja e RMV-së nuk e nënshkruan Dekretin që licencat për çerdhet të jenë edhe në gjuhën shqipe
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, nuk e nënshk...
-
Lista e PS-së për zgjedhjet – Rama garanton ministrat, mban në ankth deputetët
Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS-së i ka gjetur të pasigurt...
-
Nndërpritet energjia elektrike në disa qytete të Shqipërisë
Disa qytete të Shqipërisë kanë mbetur pa energji elektrike këtë të diel. Bëhe...
-
Trump për Melonin: E ‘pushtoi’ Evropën
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një takim me presidentin e zg...
-
Evropa bëhet gati për ‘ngricat siberiane’
Një pjesë e madhe e Europës pritet të përfshihet nga ngricat siberiane, duke ...
-
E ardhmja e NASA-s e lidhur ngushtë me firmat komerciale hapësinore
Administrata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili merr drejtimin e ...
-
Deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova
Pritjet për të dalë nga Kosova po vijojnë deri në 3 orë në pikën kufitare në ...
-
Kushtetuta dhe vendimet gjyqësore u njohin të drejtën në dy pensione, shteti i detyron të heqin dorë
Tash e sa vite të drejtat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës p...
-
Dosja Partizani/ Berisha nesër përballë SPAK
Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për të...